Si te perfitojme arrest shtepie?

Pershendetje!
Ne janar te vitit 2018 vellai im eshte denuar me 4 vjet heqje lirie per armembajtje pa leje. Gjate kesaj kohe ka punuar rrethe 1 vit ne guzhine, ka sjellje shume te mire dhe eshte i pa denuar me pare. Nga ky denim i kane mbetur edhe 20 jave. Ka bere kerkese per arrest shtepie (pasi dhe nena jone eshte diagnostifikuar me kancer dhe kthimi i tij ne shtepi do te ishte nje mbeshtetje e madhe per te). Ka dy muaj qe e ka bere kerkesen dhe ende asnje pergjigje. Ju lutem, kujt t’i drejtohemi per kete problem? Faleminderit !


Qytetari: T. K. Data: 14 October , 2020, Kategoria: Penale.

One response to “Si te perfitojme arrest shtepie?”

  1. 3

    Pershendetje!
    Nga sa ju keni argumentuar nuk duhet te kerkoni “Arrest shtepie” por ne baze te Nenit 59/a te Kodi Penal duhet te kerkoni “Qendrim ne shtepi”.
    Per kerkesen qe ju keni bere, duhet te paraqiteni prane Gjykates ku keni bere kerkesen per qendrim ne shtepi (ne rast se e keni bere keshtu) per te mare informacion ne lidhje me gjyqtarin i cilit do te shqyrtoj kerkesen tuaj dhe ti drejtoheni me nje kerkese tjeter per pershpejtim procedurash, duke argumentuar edhe nje here arsyet e kesaj kerkese.
    Ju gjithashtu nga sa me siper keni parashtruar rastin, mund te beni kerkese ne baze te Nenit 64 te Kodit Penal, ku parashikohet mundesia e lirimit me kusht si me poshtme:
    “I dënuari me burgim mund të lirohet me kusht, nga vuajtja e dënimit vetëm për arsye të veçanta, nëse me sjelljen dhe punën e tij tregon se me dënimin e vuajtur i është arritur qëllimit për edukimin e tij, si dhe të ketë vuajtur:
    – jo më pak se gjysmën e dënimit të dhënë për kundërvajtje penale;
    – jo më pak se dy të tretat e dënimit të dhënë për krime me masa dënimi gjer në pesë vjet burgim;
    – jo më pak se tre të katërtat e dënimit të dhënë për krime me masa dënimi mbi 5 vjet deri në maksimumin e parashikuar nga ligji, me përjashtim të parashikimeve në paragrafin 3 të këtij neni…….”. Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet