Si te perfitoj ndihme ekonomike dhe marrje ne zoterim te tokes time?

Jemi nje familje prej 4 anetaresh. Prinderit jane pa pune, njeri femije student dhe njeri femije me moshe 23 vjec i semure me skizofreni. Jetojme me pensionin e te semurit. Nuk perfitojme ndihme ekonomike pasi kemi perfituar toke me ligjin 7501. Disponojm vetem certifikate pronesie, por nuk arrijme ta shfrytezojme nga personi qe e ka ‘zaptuar’.


Qytetari: H. X. Data: 28 May , 2020, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Si te perfitoj ndihme ekonomike dhe marrje ne zoterim te tokes time?”

  1. Pershendetje. Familjet perfituese te ndihmes ekonomike, percaktohen mbi baze te nje sistemi pikezimi, duke vleresuar disa elemente.
    Nderkohe lidhur me problematiken e prones qe nuk keni mundesi ta shfrytezoni, duhet patjeter te beni nje proces gjyqesor per lirim dhe dorezim sendi. Kini parasysh, qe nese personi tjeter e ka pronen per me shume se 20 vjet ne zoterim, i lind e drejta qe ta kerkoje dhe si prone te ligjshme ne gjykate, nepermjet padise per parashkrim fitues pa titull. Nese afati 20 vjecar nuk eshte plotesuar ende, ju me ane te depozitimit te kerkese padise ne gjykate e nderprisni posedimin e qete te tij, dhe afati pezullohet. Pra edhe pse ju do arrini ta merrni pronen ne dorezim ne perfundim te procesit, kjo periudhe atij nuk i konsiderohet posedim i qete.

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet