Prokure per femijen per te dal jashte shtetit

Pershendetje,

Ne vitin 2015 jam divorcuar dhe nga ajo martese kam nje vajze 12 vjece. Dua te iki per vizite ne Itali pasi atje kam familjen e ngushte. I kam kerkuar ish-bashkeshortit te me jape nje prokure dhe nuk pranon. Theksoj qe per 6 vite as e ka takuar vajzen e as ka kontribuar sikur nje qindarke per te. Cfare procedure te ndjek te marr ate firme? Faleminderit,


Qytetari: S. C. Data: 29 January , 2021, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Prokure per femijen per te dal jashte shtetit”

  1. Përshëndetje! Në rastet kur autorizimi për të dalur jashtë shtetit nuk jepet në mënyrë vullnetare nga prindërit, atëherë keni munësi t’i drejtoheni gjykatës, me anë të një kërkese me objekt lëshim autorizimi për të lëvizur bashkë me të miturin jashtë Shqipërisë, për të vizituar të afërmit në rastin tuaj.
    Gjykata duke pasur në konsideratë interesin më të lartë të fëmijës, vendos nëse do ta miratojë ose jo autorizimin për lejimin e daljes së fëmijës jashtë Shqipërisë me njërin nga prindërit. Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet