Si te ankohem per pensionin e pleqerise?

Pershendetje,

Jam e interesuar te di se si mund te procedoj per t’u ankuar ne lidhje me shumen e pensionit te pleqerise. Duhet te ankohem si fillim te dega e perfitimeve apo te komisioni rajonal i ankimit? Afati 30 ditor qe merret per baze per t’u ankuar ne komisionin rajonal te ankimit nga cila date fillon? Komisionet rajonale te ankimit jane te ngritura ne cdo drejtori rajonale te ISSh-se sepse nuk e kam shume te qarte se ku ndodhen? Nese nuk jam dakort edhe me kete vendim ku mund te drejtohem? Faleminderit paraprakisht!


Qytetari: R. S. Data: 10 August , 2020, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Si te ankohem per pensionin e pleqerise?”

  1. Pershendetje,

    Ne nenin 86 te Ligjit nr. 7703, datë 11.05.1993 “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, percaktohet procedura e ankimimit prane Komisioneve te Ankimit ne lidhje me pretendimet mbi vendimet e perfitimit te pensionit te pleqerise:

    1. Ankimi kundër vendimeve të përfitimeve bëhet në Komisionin e Ankimit pranë Drejtorive Rajonale të Sigurimeve Shoqërore;
    2. Ankimi kundër vendimeve të Komisionit të Ankimit të Drejtorisë Rajonale të Sigurimeve Shoqërore bëhet në Komisionin e Ankimit pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Institutit të Sigurimeve Shoqërore;
    3. Ankimet e zgjidhura në mënyrë të pafavorshme bëhen në Gjykatë, vendimi i të cilës është përfundimtar;

    Ne linkun ne vijim mund te konsultoheni me rregulloren “Per perberjen, numrin dhe proceduren e funksionimit te Komisioneve te ankimit prane Drejtorive Rajonale te Sigurimeve Shoqerore dhe Drejtorise se Pergjithshme te ISSH-se”, e cila percakton ne menyre te detajuar te gjithe proceduren qe nga momenti i paraqitjes se ankeses/ kerkeses ankimore, proceduren, afatet shqyrtimit te ankesave nga strukturat pergjegjese.
    Linku: http://www.issh.gov.al/wp-content/uploads/2014/02/Rregullore-_KRA.pdf
    Nese keni probleme me aksesimin e dokumentit, ju lutem na beni me dije permes nje e-maili ne adresen info@juristionline.al dhe ne do jua dergojme dokumentin bashkelidhur me e-mail.

    Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet