Si te ankimoje vendimin e pritshem te kompanise per ulje page?

Pershendetje.

Doja te dija sesi mund te kerkoj te drejtat e mia, nese pronari merr vendim te ule pagat e punonjesve duke u bazuar ne fjale dhe pa na treguar me pare nje dokument te vulosur?

Gjate periudhes se covid-19, aktiviteti i kompanise ku punoj eshte zhvilluar online dhe ne kete menyre kam punuar, pra nuk eshte pezulluar kurrsesi. Kompania ku une punoj eshte globale dhe mendoj se drejtori i zyres shqiptare po abuzon me reduktimin e pagave. Ne nje publikim te zyrave qendrore qe arrita te gjeja ne internet, rezulton se pagat do te ulen ne nje mase me te vogel sec na ka komunikuar drejtori yne dhe ulja e pagave do te aplikohet ne nivel drejtoresh apo ekzekutivesh. Nderkohe pozicioni im nuk eshte ne keto nivele, per me teper as paga.

A kam te drejte te ankohem ne rast se ndodh kjo ulje abuzive pagash?  Cfare hapash mund te ndjek per te vertetuar pretendimet dhe per te mbrojtur te drejtat e mia? Ju falenderoj,


Qytetari: M. B. Data: 20 April , 2020, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Si te ankimoje vendimin e pritshem te kompanise per ulje page?”

  1. 1

    Pershendetje

    Paga nuk mund t’ju ulet pa rene ju dakord. Nese nga ana e punedhenesi ju propozohet nenshkrimi i nje kontrate te re, me nje page me te ulet, ju keni te drejte qe te mos e firmosni. Nese nga punedhenesit ju behet presion se duhet ta firmosni, ose te largoheni nga puna, duhet te dini se largimi ne kete rast perben zgjidhje te kontrates se punes pa shkaqe te arsyeshme dhe juve ju lind e drejta per te gjitha shperblimet qe parashikon ligji.
    Nese punedhenesi pa ndryshuar kontraten, ju kalon nje page me te ulet, ky veprim eshte i paligjshem dhe ju duhet t’i kerkoni pagesen e diferences se pages.

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet