Pershendetje!Kam bere nje kerkese per perjashtim gjyqtari(ceshtje penale) ne Gjykaten e Shkalles se Pare dhe gjykata e ka rrezuar kerkesen.Kunder vendimit te gjykates kam paraqitur Rekurs ne Gjykaten e Larte.A ka te drejte gjyqtari per te cilin eshte kerkuar perjashtimi te vazhdoje shqyrtimin e ceshtjes pa u marre nje vendim i formes se prere nga Gjykata e Larte?Ne pritje te pergjigjes suaj.Faleminderit!
You must be logged in to post a comment.
Përshëndetje! Në bazë të Kodit të Pocedurës Penale gjyqtari nuk mund të japë një vendim ose të marrë pjesë në dhënien e një vendimit derisa të jepet vendimi që e deklaron të papranueshme ose që e rrëzon kërkesën e përjashtimit. Ne rastin konkret, gjyqtari mund të jape ose marre pjesë në vendim pasi të merret vendimi Gjykatës së Lartë. Faleminderit