Si perfitohet shperblim leje lindje

Pershendetje! Kam rreth 15 vjet pune e kontribute te paguara, femijen e pare e linda Dhjetor 2020 , nuk kam patur mundesi te rrifilloj punen me pas, dhe per 2 muaj lind femijen e dyte. Perfitoj shperblim leje lindje per femijen e dyte ? Si behet aplikimi ?

Qytetari: M.M.
Data: 23 Korrik 2023, Kategoria: Gjendja civile

Përgjigje nga Avokatët tanë për pyetjen.

Juristi Online

One Response

  1. Përshëndetje,
    Shpërblimi për lindje fëmije i paguhet një personi të siguruar, i cili është nëna ose babai i fëmijës që lind, me kusht që njëri prej tyre të ketë kontribuar për një vit para lindjes së fëmijës.
    Kërkesa për përfitim shpërblimi për lindjet mundëson dhënien e shpërblimit për shtetasit që kanë lindur fëmijë dhe bëjnë regjistrimin brenda afatit të caktuar ligjor. Ky shpërblim përfitohet kur regjistrimi i lindjeve kryhet brenda 60 ditëve, për lindjen brenda vendit dhe brenda 90 ditëve, për lindjen jashtë vendit.
    Për të siguruar këtë shpërblim duhen certifikata e lindjes së fëmijës (Kjo certifikatë mban shënimin e vendosur nga nënpunësi i gjëndjes civile ‘Për efekt shpërblimi nga rregjistrimi i lindjes brenda afatit ligjor’), libreza e periudhës kontributive, si dhe vërtetimi i vjetërsisë në punë dhe derdhjet kontributive.
    I interesuari me certifikatën e lindjes më shënimin e sipërcituar duhet të paraqitet në zyrën e financës së bashkisë/njësisë bashkiake/komunës përkatëse, për të tërhequr shumën.
    Faleminderit.

Lini një Përgjigje