Si paguhet tarifa gjyqesore ne rast se ankimi i vendimit depozitohet me poste?

Prsh,

Si behet pagesa e tarifes gjyqesore 200 leke ne momentin qe ankimin e vendimit gjyqesor e dergoj permes sherbimit postar? Faleminderit,


Qytetari: D. D. Data: 25 July , 2020, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Si paguhet tarifa gjyqesore ne rast se ankimi i vendimit depozitohet me poste?”

  1. Përshëndetje,

    Nenit 158/a i Kodit të Procedurës Civile, përcakton se: “Gjyqtari cakton, për çdo çështje, seancën
    përgatitore, ku thirren palët ose personi i tretë, për të përcaktuar natyrën e mosmarrëveshjes dhe kërkon prej tyre shpjegimet e nevojshme, si dhe përcaktimin e provave për vërtetimin e pretendimeve e të prapësimeve të tyre. Gjyqtari, me vendim, kryen këto veprime: Kërkon nga paditësi që kërkesëpadia të plotësohet me të gjitha elementet e nevojshme të përcaktuara nga nenet 154 dhe 156 të këtij Kodi.”
    Në nenin 156 i Kodit të Procedurës Civile përcakton se element i nevojshëm është edhe: “Me
    paraqitjen e kërkesëpadisë paguhet taksa mbi aktet, si dhe shpenzimet e nevojshme për njoftimet ose shërbimet e tjera gjyqësore”.
    Pra sa më sipër, në seancën përgatitore që do caktohet nga gjyqtari, do ju kërkohet edhe te paguani taksat e nevojshme. Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet