Si paguhen ditet e karantines se detyrueshme?

Pershndetje,

Doja te dija se si paguhen 14 ditet e karantines se detyrueshme ne rastet e kontaktit me persona te semure me Covid? A paguhen si dite pune te plota? Nevojitet dokumentacion mbeshtes per t’u paraqitur ne pune, pas ketyre diteve, per ditet e karantines? Cila eshte baza ligjore per keto raste? Faleminderit,


Qytetari: A. B. Data: 12 November , 2020, Kategoria: Uncategorized.

2 responses to “Si paguhen ditet e karantines se detyrueshme?”

  1. Ada Dimo Ada Dimo says:
    1

    Pershendetje,

    Ne vijim te pergjigjes se koleges, po ju parashtrojme edhe nje zgjidhje tjeter alternative (e cila ka funksionuar ne praktike), kjo permes komunikimit dhe dakordesimit drejtperdrejte me punedhenesin tuaj. Ne cdo rast, ju bejme me dije se pagesa nga ana e punedhenesit duhet te jete e plote.

    Aktet nenligjore te nxjerra ne funksion te parandalimit te perhapjes se Covid-19, diktojne nevojen qe personat te vete-karantinohen edhe ne rastet kur ata jane te dyshuar si pasoje e kontaktit me nje person te infektuar, dhe kjo, ne vleresimin tim, jo domosdoshmerisht perben paaftesi te perkohshme ne pune. Ne kete kuptim, mendoj se duhet te bisedoni me punedhenesin tuaj mbi menyren sesi do te kryhet pagesa per keto 14 dite karantinim, e cila ka ardhur si pasoje e kesaj situate.

    Si dokumentacion provues, ju mund te paraqisni te punedhenesi juaj analizat e kryera (tamponi, analiza gjaku, etj), si dhe nese jeni trajtuar me mjekime mund te paraqisni dhe recetat perkatese. Ne praktike, ndodh qe punedhenesi te kerkoje edhe rezultatet e tamponit i cili duhet te rezultoje negativ. Faleminderit

  2. 4

    Pershendetje,

    Në këtë periudhë pandemie aplikohet një raport i veçantë. Ky dokument ndryshe nga raportet e tjera mjekësore, jo vetëm justifikon qëndrimin në karantinë, por të garanton marrjen e plotë të pagës.
    Raporti, si për të shëruarit nga koronavirusi ashtu dhe për personat e kontaktit që u kërkohet izolim, lëshohet vetëm nga epidemiologu i Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor. Nëse do të jenë 14 ditë, 21 apo 1 muaj izolim për të infektuarit dhe rastet e kontaktit kjo varet nga ecuria e sëmundjes.

    Baza ligjore: Ligji nr. 15, date 10.03.2016 ” Per parandalimin dhe luftimin e infeksioneve dhe semundjeve infektive”, neni 3, pika 19; Urdher Ministri nr. 81, date 10.02.2020 “Per miratimin e protokolleve dhe algoritmeve per parandalimin e semundjes covid-19”; Urdher Ministri nr. 53/2, date 26.02.2020 “Per funksionimin dhe zbatimin e rregullores se karantines”.

    Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet