Si ndahet prona per banesat qe jane dhene ne vitin 1992

Përshëndetje, doja një informacion.
Si ndahet një apartament 1+1 që është dhëne nga Ndermarrja nëpërmjet privatizimit në vitin 1992 si i pastrehe? Dhe nqs une nuk jam më në trungun familjar të vitit 1.12.1992 a e perfitoje? Faleminderit.


Qytetari: R. T. Data: 27 September , 2019, Kategoria: Ceshtje pronesie.

2 responses to “Si ndahet prona per banesat qe jane dhene ne vitin 1992”

  1. 1

    Apartamenti ndahet ndërmjet pjesëtareve në titullin e pronësisë (titulli i pronësisë është akti administrativ Formulari nr. 2 dhe Kontrata e Shitjen përpara noterit) dhe të pasqyruara në Certifikatën për “Vërtetim pronësie”. Në rast se ju kemi qenë banor në kohën që përcakton ligji, në nenin 20 të Ligjit Nr. 7652 datë 23.12.1992 parashikohet, se për efekt të zbatimit të këtij ligji merret për bazë përbërja familjare dhe gjendja e strehimit që rezulton në regjistrat themeltar të shtetasve në datën 01.12.1992. Si pasojë ju jeni përfitues në bazë të ligjit. Privatizimi i apartamentit edhe sikur të bëhet në vitin 2019, bazë për fillimin e procedurës është gjendja familjare e datë 1 Dhjetor 1992. Çdo privatizim që nuk ka si bazë këtë certifikate është absolutisht i pavlefshëm.
    Për mendimin tim ju jeni përfitues i pjesës takuese të apartamentit. Mjeti procedural është “Pjesëtim pasurie” në Gjykatën e Rrethit ku ndodhet pasuria.

  2. Ada Dimo Ada Dimo says:
    5

    Pershendetje,
    Pronar te baneses jane te gjithe personat madhore ne momentin e privatizimit, pra nenshkrimit te Kontrates se Shtiblerjes (privatizimi).
    Qe do te thote prona eshte ne bashkepronesi te te gjithe personave madhore ne momentin e privatizimit pavaresisht nese jane shkeputur ose jo nga trungu familjar pas ketij momenti.

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet