Si ndahet prona pas divorcit te prinderve

Kur prona ndahet pergjysem ndermjet burrit dhe gruas, femijet qe jane ne moshen mbi 18 vjec, a kane te drejte te kerkojne me kerkese padi, pjesen e tyre takuese?


Qytetari: A. M. Data: 25 September , 2019, Kategoria: Ceshtje pronesie.

2 responses to “Si ndahet prona pas divorcit te prinderve”

  1. Fëmijët nuk kanë të drejtë të hyjnë dhe të marrin pjesë në pronën e prindërve, (përveç rastit kur janë bashkëpronarë me titull). Fëmijët janë trashëgimtarë ligjorë të radhës së parë. Mund të përfitojnë pasurinë pas vdekjes së prindërve, por jo të kenë pretendime kur janë prindërit gjallë.

  2. 2

    Pershendetje,
    Pasuria bashkeshortore eshte ne pronesi te dy bashkeshorteve (prinderve) dhe femijet nuk kane te drejte te kerkojne pjese te kesaj pasurie, gjate kohes qe prinderit jane gjalle. Perjashtim bejne vetem tokat bujqesore te fituara me ligjin 7501 “Per token”, ku pronar eshte cdo anetar i familjes bujqesore, si dhe pronesia mbi banesat e privatizuara ne vitet 1992-1994, ku bashkepronar jane edhe femijet madhore, mbi 18 vjec, qe jetonin ne te njejtin apartament me prinderit.

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet