Si mund t’i marre mbrapsht leket qe kam dhene borxh?

Prej 16 vjetesh nuk po i marr dot 12 mije dollare qe kam dhene borxh, as me permbarim. Si mund te me kthehen dollaret ndryshe, pervec vetgjyqesise? Faleminderit,


Qytetari: V. D. Data: 17 April , 2020, Kategoria: Uncategorized.

3 responses to “Si mund t’i marre mbrapsht leket qe kam dhene borxh?”

  1. Pershendetje,

    Nga sa parashtrohet ne pyetjen tuaj kuptojme qe ju tashme i jeni drejtuar rruges gjyqesore dhe mekanizmit te ekzekutimit te detyrimeve permes permbarimit.
    Mosekzekutimi i detyrimit, mund te jete nje problem i zyres se permbarimit qe keni zgjedhur dhe ne kete rast ju mund te zgjidhni nje zyre tjeter permbarimore (privat ose shteteror) per te ekzekutuar detyrimin.
    Qe borxhi t’ju kthehet, duhet qe debitori te kete llogari bankare, pasuri te luajtshme, pasuri te paluajtshme, te kete te ardhura nga puna ose te ardhura te tjera. Nese debitori nuk ka aftesi paguese (qe rezulton nga verikimet qe kryen zyra permbarimore), atehere ky nuk eshte nje problem qe zgjidhet nga permbaruesi apo nga institucionet shteterore, por duhet pritur nje moment i dyte, kur debitori mundet te shlyeje detyrimin.

  2. Pershendetje,

    Ne rast se ju keni pajtuar nje permbarues gjyqesor per ekzekutimin e vendimit, me lejoni t’ju shpjegoje disa nga te drejtat tuaja si kreditor:

    – Ju keni te drejte të kërkoni informacion në çdo kohë kundrejt kërkesës për informim, lidhur me ecurinë e ekzekutimit të titullit ekzekutiv.
    – Ju keni te drejte të kërkoni pranë Shoqërisë Përmbarimore/Përmbaruesit Gjyqësor Privat, në çdo kohë që e shikon të arsyeshme, pezullimin, moskryerjen e një veprimi të caktuar, etj.
    – Ju keni te drejte te kërkoni kthimin e shumave të parapaguara në llogarinë e Shoqërisë Përmbarimore/ Përmbaruesit Gjyqësor Privat, në përputhje me paragrafin e parë, të nenin 41 dhe nenin 43 të Ligjit Nr. 10031, datë 11.12.2008, “Për shërbimin përmbarimor gjyqësor privat”.

    Ju sugjeroj qe te interesoheni prane permbaruesit permes nje kerkese ose takimi mbi te gjitha veprimet e kryera nga ana e tij ne funksion te kerkeses tuaj dhe mbi arsyet e mosekzektutimit te detyrimit. Ne varesi te pergjigjes, mund t’ju orientojme nese ka ndonje alternative tjeter ligjore per zgjidhjen e problematikes qe adresoni.

    Faleminderit.

  3. Pershendetje!
    Sa ju relatoni rezulton qe ju keni pajtuar edhe permbarues per ekzekutimin e vendimit, qe juridikisht eshte hapi i fundit proçedurial per zgjidhjen e nje konflikti. Do ishte me interes te informoheshim perse nuk ka arritur zyra permbarimore ta ekzekutoj vendimin e gjykates. Ne varesi te arsyes se mosekzekutimit mund te merrni nje pergjigje konkrete.
    Ne rast se mosekzekutimi ka ardhur si pasoje e pa aftesise paguese te debitorit, mbetet pak per t’u bere. Ne rast se ky mos ekzekutimin ka ardhur nga neglizhenca, paaftesia, etj e zyres se permbarimit, atehere çeshtja mund te zgjidhet qofte edhe duke ndryshuar permbarues!
    Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet