Si mund ti drejtohem SPAK për të gjykuar një çështje?

Kërkoj që SPAK të hetojë dhe te gjykojë një çështje që ka mbaruar 2 shkallet e gjykimit.  Theksoj se shkeljet janë të rënda, si nga ana prokurorise, ashtu edhe e gjykatës? 1- Prokurori e ka dërguar dosjen në gjykatë për vrasje fëmijë pa masë arresti; 2- Gjykata ka zvarritur procesin 3 vjet;
Autori është larguar nga Shqipëria, pavarësisht se është në interpol i kërkuar. Kam nevojë për ndihmë ligjore, kujt dhe si  duhet t’i drejtohem dhe çfarë hapash duhet të ndjek ?
Ju faleminderit ,ngelem në pritje përgjigjes tuaj.


Qytetari: N. L. Data: 27 December , 2019, Kategoria: Penale.

3 responses to “Si mund ti drejtohem SPAK për të gjykuar një çështje?”

  1. Perderisa jemi para nje vendimi te formes se prere, duhen me shume elemente ligjore qe ti drejtohesh SPAK per vepren penale qe ti gjykon se eshte kryer.
    Gjykata Kushtetuese e ka parashikuar marrjen ne pergjgjesi penale te Prokuroreve dhe Gjyqtareve ne ushtrim te detyres, dhe marrja e formes se prere e nje vendimi gjyqesore i mbron nga Kallzimi penal per kete fakt. Mendoj se vetem nese ke prova te mjaftueshme per te mbeshtetur akuzen e shperdorimit te detyres apo korrupsionit te lind kjo e drejte.

  2. 1

    Bazuar në nenin 5/a të Ligjit 25/2019 “Për organizimin dhe funksionimin e policisë gjyqësore” mund të bësh kallëzim ose ankim, për “Krim të organizuar” ose “Korrupsion” pranë punonjësve të Byrosë Kombëtare të Hetimit (Oficerë të policisë Gjyqësore). Punonjësit e Byrosë Kombëtare të Hetimit ja referojnë çështjen Prokurorisë së Posaçme, e cila në rast se e vlerëson se ka vepër penale, e dërgon çështjen pranë Gjykatës së Posaçme Kompetente.
    Në rast se nuk ke prova ose nuk gjenden prova, për këto dy vepra penale, atëherë duhet të ndjekësh një rrugë tjetër.
    Në rastin tuaj, bazuar në nenet 4 pika 1 germa a/b/c, 50 pika 2 germa b dhe 53 të Ligjit 84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, mund të bësh ankesë, me qëllim që Komisioni i Pavarur i Kualifikimit të kryejë procesin e rivlerësimit për Gjyqtarin dhe prokurorin. Procesi i rivlerësimit kryhet mbi bazën e tre kritereve: a) vlerësimi i pasurisë; b) kontrolli i figurës; dhe c) vlerësimi i aftësive profesionale.
    Megjithatë mund të bësh kallëzim/ankesë në të dy institucionet e mësipërme.

  3. Elis Bilali Elis Bilali says:
    2

    Pershendetje! Nisur nga pershkrimi i rrethanave te parashtruara ne pyetjen tuaj, vleresoj t’ju pergjigjem se SPAK nuk ka kompetence lendore per hetimin e ketyre rrethanave. Kompetencat e SPAK si prokurori e posacme, jane te parashikuara ne nenin 8 dhe 9 te ligjit Nr. 95/2016 “PËR Organizimin dhe Funksionimin e Institucioneve Per te Luftuar Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”. Ne rastin konkret nese keni pretendime atehere duhet te beni nje ankese ne referim te nenit 101 dhe 102 te ligjit Nr. 96/2016 “PËR STATUSIN E GJYQTARËVE DHE PROKURORËVE NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”. Si rregull ky ligj parashikon se ne referim te nenit 111/1, ankesa paraqitet prane Inspektorit te Larte te Drejtesise. Ne perfundim te hetimit te percaktuar ne nenin 121,122,123 e vijues, ne referim te nenit 86/e te ligjit Nr. 115/2016 “PËR ORGANET E QEVERISJES SË SISTEMIT TË DREJTËSISË”, Keshilli i Larte Gjyqesor vendos per masat disiplinore ndaj gjyqtareve.

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet