Si mund te zgjidhet problemi

Kam nje shtepie kam trashegimi nga pleqt tani a kan pjestaret e tjer te familjes pjes ? Tapia origjinale esht vetem ne emrin tim Faleminderit

 


Qytetari: A. A. Data: 22 March , 2020, Kategoria: Uncategorized.

8 responses to “Si mund te zgjidhet problemi”

  1. Pershendetje
    Duke ju referuar informacionit qe jepni eshte shume i paket per te dhene nje pergjigje sakte.
    Megjithate ju keni nje certifikate pronesie dhe perpara ligjit deri ne kete moment ju jeni pronar i asaj pasurie.
    Duhet nje informacion me i detajuar nese ju jeni trashegimtare ne baze te trashegimise ligjore apo testamentare si dhe te sqarohet origjina e prones.

  2. Pershendetje! Kur thoni trashegimi, ju ne rastin tuaj referoni ate qe quhet trashegimi ligjore apo testamentare??? Per nje pergjigje te sakte nevojitet te sqarohet se pari, menyra e fitimit te pronesise nga ana e trashegimlenesve, se dyti, te verifikohet nqs trashigimlenesit kane disponuar me testament, se treti, te shikohet, rruga, procedura e certifikimit te pasurise ne emrin tuaj. Fakti qe prona rezulton e certifikuar ne emrin tuaj duket premtuese….! Por nisur nga veprimtaria e zyrave te regjistrimit te cilat shpesh here bejne gabime ne plotesimin e certifikatava te pronesise, duhet te verifikohen minimalisht tre momentet e cituara me siper! Faleminderit

  3. Spiro Maliqi Spiro Maliqi says:
    1

    Pershendetje,

    Ne qoftese Certifikata e Pronesise, eshte SPECIFIKISHT ne EMRIN TUAJ atehere prona eshte ne menyre legjitime e juaja.
    Gjithsesi kjo eshte nje pergjigje bazike duke u bazuar vetem ne keto pak rreshta qe keni derguar ju. Ju lutem, ne qoftese eshte e mundur ta detajoni pak me teper ceshtjen per nje pergjigje me te detajuar.

    Faleminderit.

  4. Meqenese shkruani se tapia (pra certifikata e pronesise) eshte ne emrin tuaj, atehere me shume mundesi prona eshte ne emrin tuaj. Megjithate, hipoteka ka gabuar here pas here ne te kaluaren dhe ne rast se doni te jeni te sigurte kujt i takon prona, duhet te verifikoni ne emer te kujt ka qene me pare shtepia dhe me pas te verifikoni deshmine e trashegimise. Pra, te verifikoni kujt ia kane lene pasurine me ane te deshmise se trashegimise. Kjo eshte e vetmja menyre per te kuptuar nese kane pjese edhe anetaret e tjere te familjes apo ne prone.

  5. Elis Bilali Elis Bilali says:

    Pershendetje! Per nje pergjigje sa me te kualifikuar eshte e rendesishme te verifikohet orgjina e fitimit te pronesise. E them kete fakt pasi eshte e rendesishme te percaktohet se kujt dokumenti i referoheni kur e cilesoni si tapi? Certifikates se pronesise apo titullit te pronesise? Por parimisht nese eshte nje pasuri e fituar nga trashegimia atehere dhe pjestaret e tjere perfitojne nga trashegimia.

  6. Çështja e trashëgimisë është tepër komplekse. Madje edhe vetë gjykata e lartë nuk ka një qëndrim të saktë dhe përfundimtar. Megjithatë ekzistojnë 2 praktika në Gjykata e Republikës së Shqipërisë.
    1. Një praktikë aplikon “Rezervën ligjore” çka nënkupton që në trashëgiminë e lënë hyjnë edhe një kategori personash që testatori nuk i ka përmendur në testament (nenet 379 – 380 të Kodit Civil) që shprehin, se:
    Neni 379: Trashëgimlënësi nuk mund të përjashtojë nga trashëgimia ligjore fëmijët e tij të mitur ose trashëgimtarë të tjerë të mitur që trashëgojnë me zëvendësim (neni 361, paragrafi i dytë), si dhe trashëgimtarët e tij të tjerë të paaftë për punë në qoftë se thirren në trashëgim, dhe as të cenojë me testament në çdo mënyrë qoftë, pjesën që u takon këtyre trashëgimtarëve në bazë të trashëgimisë ligjore, përveç kur këta janë bërë të padenjë për të trashëguar.
    Neni 380: Kur testatori disponon me testament një uzufrukt ose një rentë jetësore, të ardhurat e të cilave kalojnë ato të pjesës së disponueshme, trashëgimtarët që kanë të drejtë në rezervën ligjore munden të ekzekutojnë këtë disponim ose të heqin dorë nga të drejtat mbi pjesën e disponueshme. Po këtë të drejtë zgjedhjeje e kanë edhe personat që përfitojnë nga rezerva ligjore në rast se testatori ka disponuar pronësinë e zhveshur të një pjese që kalon masën e disponueshme.
    2. Praktika tjetër e gjykatave është që i jep të drejtën vetëm tashëgimarrësit të disponojë pasuritë e lëna me testament.
    Megjithatë në shumicën e rasteve gjykata shprehet duke aplikuar “Rezervën ligjore”.

  7. 1

    Informacioni qe jepini eshte shume i paket per nje pergjigje te plote, por deri sa thoni qe ke ke Trashegimi nga te paralindurit, duhet pare Origjina e prones me pas mund te percaktojme pjesetaret

  8. 1

    Pershendetje,
    Nga informacioni qe vini ne dispozicion eshte e veshtire qe t’ju kthehet nje pergjigje perfundimtare. Megjithate nese pasuria eshte e regjistruar ne emrin tuaj, kjo do te thote qe me shume mundesi ju te jeni pronar i vetem i saj. Pyetja nese pjesetaret e tjere te familjes kane te drejta mbi pasurine, eshte e lidhur me motrat dhe/ose vellezerit, apo bashkeshorten tuaj? Ju lutem beni nje pershkrim me te detajuar te ceshtjes qe te mund t’ju japim nje informacion me te plote.

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet