Si mund te veproj per te mare vazhdimin e urdherit te mbrojtjes

Jam me urdher mbrojtje nga bashkeshorti ne 15 janar mbaron afati por gjendja eshte perseri probl dhe didua ta shtyj urdhrin e mbrojtjes .Si te veproj ? Dhe pyetja e dyte dua te bej divorc por nuk kam leke per te hapur gjygjin ka ndonje qender qe e ben falas ?


Qytetari: A. P. Data: 10 January , 2020, Kategoria: Familjare.

2 responses to “Si mund te veproj per te mare vazhdimin e urdherit te mbrojtjes”

  1. Ne rastin tuaj mund të kërkosh Urdhër të ri mbrojtje, drejtuar po te njejtes Gjykate qe ka dhene te parin.ne lidhje me pamundesine e pageses Ministria e Drejtësisë të ofron ndihmë juridike nese polteson kushtet dhe kriteret e vendosura me anen e formulareve te posacem per Ndihme juridike falas.

  2. Urdhri i mbrojtjes jepet gjithmonë me afat. Në rastin tuaj gjykata ka vendosur një afat shumë të gjatë për të rregulluar marrëdhënien. Urdhri i mbrojtjes nuk mund të shtyhet, por mund të kërkosh Urdhër të ri mbrojtje, në rast se ekzistojnë kushtet qe i vlerëson gjykata. Në dijeninë time ekzistojnë qendra (OJF) të cilat kanë si objekt të veprimtarisë së saj çështje familjare të cilat paraprihen nga dhuna në familje (kanë marrë urdhër mbrojtje), madje edhe Ministria e Drejtësisë të ofron ndihmë juridike (por ka kritere të tjera që i vlerëson).

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet