Si mund te shpetoj veten nga kredia

Neqoftese une nuk paguaj kestet e kredise cfare ndodh?


Qytetari: A. . Data: 6 November , 2019, Kategoria: Detyrime.

2 responses to “Si mund te shpetoj veten nga kredia”

  1. Ndodh qe fillon ekzekutimi me anen e mjeteve Permbarimore, ne faza vullnetare dhe detyruese…. Sekuestro e gjithe pasurise se luajtshme dhe paluajtshme….. Shitja ne ankand e tyre kunderejt vleres qe ke detyrimin.

  2. Në qoftë se nuk paguan këstet e kredisë ka dy forma procedurale për të ekzekutuar kredinë.
    1. Në përgjithësi kontratat e kredisë janë tituj ekzekutiv. Në këtë rast Kreditori bën kërkesë në Gjykatë për “lëshim urdhri ekzekutimi” dhe më pas ja dërgon përmbaruesit gjyqësor për ekzekutim.
    2. Në rast se Kontrata nuk është titull ekzekutiv, atëherë kreditori duhet të hapë një proces gjyqësor për “përmbushjen e detyrimit” dhe përsëri vendimin e formës së prerë ja dërgon përmbaruesit gjyqësor për ekzekutim.
    Në të dy rastet përmbaruesi në rast se të gjen pasuri të regjistruara, llogari bankare, mjete motorike apo biznes, vendos sekuestro deri edhe në shitje të pasurive deri sa të shlyhet kredia e plotë.
    Dallimi midis “Lëshimit të urdhrit të ekzekutimit” dhe “përmbushjes së detyrimit” qëndron se padia e themelit “Përmbushje detyrimi” zgjat me shumë në kohë (për afro 2 vjet), ndërsa “Lëshimi i urdhrit të ekzekutimit” për 1 muaj detyrohesh të shlyesh detyrimin forcërisht.

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet