Si mund te rregjistrohem ne gjendjen civile me prinderit.

Une jetoj ne USA isha e martuar me shtetas shqiptar. martesen dhe regjistrimin e kemi bere ne Gjendjen civile ne nje fshat te Elbasanit. Si duhet te veproj qe te regjistroj gjendjen civile me prinderit e mi pas divorcit .
Per te saktesuar femije nuk kemi.

Qytetari: D.B.
Data: 13 Shtator 2023, Kategoria: Gjendja civile

Përgjigje nga Avokatët tanë për pyetjen.

Juristi Online

One Response

  1. Pershendetje
    Per bashkimin familjare ne trungun e familjes , ne mbeshtetje te Ligjit Nr.10129, datë 11.05.2009 “Për Gjendjen Civile”, ju duhet te paraqisni në zyrën e gjendjes civile dokumentat si meposhte :
    • Kërkesë me shkrim (Formular i gatshëm që plotësohet në zyrën e informacionit dhe protokollohet) Kërkesa plotësohet nga kryefamiljarët e dy familjeve që bashkohen dhe këtë formular e nënshkruajnë të gjithë anëtarët madhorë të familjeve.
    • çertifikatë familjare të familjeve që do të bashkohen
    • fotokopje të letërnjoftimit për çdo anëtar të familjeve që ka mbushur moshën 16 vjeç dhe janë dakord të bashkohen
    • Dokument që vërteton vendbanimin si:
    – Dokument pronësie të banesës (hipotekë)
    – Kontratë qiramarrje/ huadhënie/ përdorimi
    – Çdo dokument të ligjshëm sipas legjislacionit në fuqi që i jep shtetasit të drejtën e përdorimit të banesës. (vetëdeklarim legalizimi)
    Dokumentet që dorëzohen duhet të jenë origjinalë ose fotokopje të noterizuara.
    Taksa për proçedurën bashkim familjar është 1000 lekë.Kjo taksë paguhet në zyrën e gjendjes civile.
    Faleminderit

Lini një Përgjigje