si mund te pershpejtoj gjykimin e ceshtjes ne apel.

I nderuar avokat,

Kam bere nje kerkese padi per prishje kontrate ne gjykate. Pasi u mor nje vendim i padrejte une e apelova. Ka afro 1 vit. Me sa me kane thene ceshtja i eshte ngarkuar nje gjyqtari, i cili eshte shkarkuar nga vetingu. nuk di si do veprohet ne vijim. E di se apeli ka ngarkese, por dua te sigurohem qe do shqyrtohet apo jo dhe se kur.  Cfare hapash me sugjeroni te ndjek? Faleminderit,


Qytetari: E. B. Data: 20 December , 2019, Kategoria: procedura gjyqesore.

3 responses to “si mund te pershpejtoj gjykimin e ceshtjes ne apel.”

  1. Nevojitet nje kerkese me objekt Pershpejtim Gjykimi, ne te cilen parashtroni arsyet e tua, shendetesore, ekonomike, familjare etj.Kerkesa mund ti drejtohet njekohesisht Kryetarit et Gjykates dhe Realtorit te ceshtjes.Kerkesen mund ta dergosh ne rruge postare ose ta dorezosh ne sekretari personalisht

  2. Edlir Orozi Edlir Orozi says:

    E vetmja menyre eshte qe ti drejtohesh me kerkese me shkrim Kryetarit te gjykates respektive ku ceshtja juaj eshte ne pritje per t’u gjykuar. Ne kete kerkese ju do permendni arsye objektive personale dhe njekohesisht do kerkoni pershpejtimin e gjykimit te ceshtjes. Pavaresisht ketyre eshte ne diskrecionin e gjykates, nese kerkesa juaj do te merret parasysh apo jo!
    Ju faleminderit.

  3. Në dijeninë time nuk ka akt ligjor që të përcaktojë se çdo të bëhet me çështjet kur gjyqtari pezullohet nga procesi i Vetingut. Në Gjykatën e Tiranës është mbajtur një praktikë e tillë, mbi bazën e urdhër të brendshëm të Kryetarit të Gjykatës. Në qoftë se çështja ka qenë me një gjyqtar dhe ai është pezulluar nga KPK-ja (Komisioni i Pavarur i Kualifikimit) për shkak të procesit të verifikimit, çështjet civile pezullohen deri sa të dalë një vendim përfundimtar nga KPA-ja (Kolegji i Posaçëm i Apelimit). Mbasi KPA-ja merr një vendim përfundimtar “Për shkarkim” çështja rishortohet dhe brenda të njëjtit trup gjykues dhe anëtari i larguar plotësohet nga një anëtar tjetër. Megjithatë në praktikë (Tiranë) ka ndodhur që KPA-ja ka vonuar më shumë se gjashtë muaj për të marrë në shqyrtim kërkesën e gjyqtarit, mbi bazën e kërkesave të palëve për vonesa në shqyrtimin e çështjes, çështjet janë rishortuar sipas shpjegimit më lart.
    Ky sqarim vlen vetëm për praktikën e Gjykatës së Tiranës dhe për çështjet civile, pasi nuk e di se çfarë praktike kanë mbajtur Gjykatat e Apelit në Rrethe të tjera dhe çështjet penale janë rishortuar edhe kur gjyqtari ka qenë i pezulluar).

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet