Si mund te perjashtoj nje gjyqtare?

Pershendetje,

Ju lutem a mund te me ndihmoni me pergatitjen nje kerkese per perjashtimin e gjyqtares se gjykates administrative ,sepse eshte e njeanshme ne gjykim? Kjo gjyqtare shkel proceduren duke mos identifikuar avokatet e pales se paditur ne proces. Me ka ofenduar ne salle te gjyqit vetem pse une kisha kerkuar perjashtimin e saj dhe njekohesisht mohonte se kishte ne dosje kerkesen time per perjashtimin e saj nga gjykimi. Na ka zvarritur gjyqin qysh ne vitin 2019, seancen e pare e ka caktuar me 10.03.2020 dhe deri me sot nuk ka zhvilluar nje seance me shume se 10 ose 15 minuta, pra vetem therret palet dhe asnje nuk sjell ne gjyq. Kam bere kerkesa pa fund per perjashtimin e saj, por dy here na i kane rrezuar dhe heret e tjera nuk i kane shqyrtuar fare. Jemi pala e demtuar dhe akoma nuk kemi zhvilluar asnje seance gjykimi. Ne vleresimim tim, kjo gjyqtare eshte e korruptuar dhe ka konflikt interesi, pasi vjehrri i saj ka mbrojtur deri ne gjykate te larte disa here ndertuesen, arkitekten qe ndertoi pallatin ne truallin funksional te domosdoshem. Kjo gjyqtare e mban gjyqin tone qellimisht se do te mbroje ata qe po ndertojne ne truallin tone, te cilet nuk e kane e blere por e kane zaptuar. Ju lutem nese mundeni te me pergatisni nje kerkese per perjashtimin e saj. Shume faleminderit,


Qytetari: L. M. Data: 1 December , 2020, Kategoria: procedura gjyqesore.

One response to “Si mund te perjashtoj nje gjyqtare?”

  1. Pershendetje,

    Juristet e platformes ofrojne vetem keshillim ligjore falas dhe nuk pergatitin kerkesa qe vene ne levizje institucionet (gjykaten).

    Nese nje pale pretendon anshmerine e trupit gjykues ka barren e proves per te vertetuar ate, kundrejt gjyqtarit ose gjyqtareve. Gjyqtari është i detyruar të heqë dorë nga gjykimi i një çështjeje konkrete:
    1. ka interes në çështje ose në një mosmarrëveshje tjetër që ka lidhje me atë në gjykim;
    2. ai vetë ose bashkëshortja e tij është i afërt deri në shkallë të katërt apo krushqi deri në shkallë të dytë ose është i lidhur me detyrime birësimi apo bashkëjeton në mënyrë të përhershme me njërën nga palët ose nga mbrojtësit;
    3. ai vetë ose bashkëshortja e tij janë në konflikt gjyqësor ose në armiqësi apo në marrëdhënie kredie apo huaje me njërën prej palëve, ose njërin prej përfaqësuesve;
    4. ka dhënë këshilla ose ka shfaqur mendim për çështjen në gjykim apo ka marrë pjesë në gjykimin e çështjes në një shkallë tjetër të procesit, është pyetur si dëshmitar, si ekspert ose si përfaqësues i njërës apo tjetrës palë;
    5. është kujdestar, punëdhënës i njërës prej palëve, administrator ose ka një detyrë tjetër në një ent, shoqatë, shoqëri ose institucion tjetër që ka interesa për çështjen në gjykim;
    6. në çdo rast tjetër kur vërtetohen, sipas rrethanave konkrete, arsye serioze njëanshmërie.

    Në rastet kur është e detyrueshme heqja dorë e gjyqtarit, secila nga palët mund të kërkojë bpërjashtimin e tij. Kërkesa e nënshkruar nga pala përkatëse ose nga përfaqësuesi i saj, duhet të depozitohet në sekretarinë e gjykatës kur është bërë i ditur emri i gjyqtarit apo gjyqtarëve që shqyrtojnë çështjen apo menjëherë pas shpalljes së gjyqtarit apo gjyqtarëve që do të gjykojnë çështjen. Paraqitja e mëvonshme e kërkesës lejohet vetëm kur pala ka marrë dijeni më vonë për shkakun e përjashtimit ose kur gjatë ushtrimit të funksioneve, gjyqtari ka shfaqur mendim të njëanshëm e në mënyrë të papërshtatshme mbi faktet dhe rrethanat objekt gjykimi, por sidoqoftë jo më vonë se tri ditë nga marrja dijeni. Kërkesa duhet të përmbajë shkaqet e përjashtimit, dokumentet e provat e tjera që disponohen. Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet