Si mund te nxjerr hipoteken e shtepise?

Pershendetje!
Kam nevoje te di se cfar duhet te bej ne menyre qe te arrij te marr hipoteken e shtepis e cila esht e ndertuar ne vitin 1968. Zoteroj nje akt shpronsimi i komitetit ekzekutiv te asaj kohe, shpronsim nga shtepia dhe tokat por nuk disponoj nje dokument tek i cili mund te provoj qe shteti ne ate kohe na dha token ne te cilen esht ndertuar shtepi ne 1968. Posedoj vetem nje vendim gjykate e formes se prere per kalim pronesie ne forme dhurimi i nenes kundrejt djalit dhe asnje dokument tjeter. Nndonje kopjo te ndonje vendimi te keshillit te asaj kohe nuk e kemi dhe na kan then se jan djegur kadastat ne 1997.
Ju lutem mund te me ndihmoni se cfar dokumentash duhet te gjej dhe se si te aplikoj per tu pajisur me certifikate pronesie?
Faleminderit!


Qytetari: M. S. Data: 30 December , 2020, Kategoria: Ceshtje pronesie, procedura administrative.

One response to “Si mund te nxjerr hipoteken e shtepise?”

  1. Pershendetje. Nga sa ju thoni regjistrimi i pasurise nuk mund te behet pa nje proces gjyqesor. Lidhur me natyren e procesit dhe objektin e padise nuk mund t’ju japim nje pergjigje te sakte, nisur nga kompleksiteti juridik i ceshtjes tuaj dhe nevoja qe te studiohen provat shkresore. Nderkohe ju duhet te beni nje aplikim prane Arkives se Shtetit si dhe prane Arkives Qendrore Teknike te Ndertimit, me qellim qe te kerkoni per dokumente te ndyshme qe mund t’ju ndihmojne (leje ndertimi, harta te kohes, etj.)

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet