Si mund të nderroj mbiemrin?

Pershendetje,

Theksoj se nuk kam asnjë problem ligjor apo diçka tjetër, po për fakt të mbiemrit shumë herë paragjykohem!
Cilat janë procedurat per ndryshimin e mbiemrit ? Ju falenderoj,


Qytetari: N. L. Data: 15 November , 2019, Kategoria: Gjendja civile.

3 responses to “Si mund të nderroj mbiemrin?”

  1. Pershendetje. Me ndryshimet e para disa viteve ne ligjin e gjendjes civile ndryshimi i mbiemrit eshte shume i veshtire. Mbiemri mund te ndryshohet vetem ne rast se mbiemri qe mban shtetasi i interesuar eshte thellesisht i papershtatshem. Fakti nese eshte i pershtatshem apo i papershtatshem nuk eshte lene ne gjykimin e gjykates. Ka nje akt nenligjor qe percakton se cilet jane mbiemrat e papershtatshem. Nese mbiemri juaj ben pjese tek kjo liste mbiemrash te papershtatshem, ju mund te kerkoni ndryshimin e tij. Nderkaq, nje menyre tjeter per te ndryshuar mbiemrin eshte martesa. Ne rasti e marteses bashkeshorti ka te drejte te marre mbiemrin e gruas dhe anasjelltas.

  2. 1

    Mbiemri nderrohet vetem ne mbushjen e moshes madhore, dhe mund te marresh njerin nga mbiemrat e prindreve te tu, ndersa nese eshte i papershtateshme, eshte kompetence e Gjendjes Civile ta shqyrtoje nese jemi para ketij rasti, kundra vendimit ke te drejten e ankimit ne Gjykate

  3. 1

    Ka vetëm 2 mënyra të parashikuara në ligj për ndryshmin e mbiemrit.
    1. Jo më vonë se një vit nga momenti që personi mbush 18 vjeç, mund të zgjedhë të marrë mbiemrin e secilit prind.
    2. në rastet e papërshtatshmërisë e cila parashikohet në nenin 57 të Ligjit 10129, datë 11.05.2009 “Për gjendjen civile” që parashikon se:
    Emri e mbiemri mund të ndryshojnë në rastet e përcaktuara në këtë ligj.
    Emri e mbiemri i personit madhor mund të ndryshojnë vetëm me kërkesën e tij. Subjektet e përcaktuara në këtë ligj mund të kërkojnë ndryshimin për rastet e papërshtatshmërisë.
    Pra, duhet të bësh kërkesë për ndryshimin mbiemri sipas procedurës që kërkon ky ligj dhe provosh që mbiemri yt është i papërshtatshëm. Në rast se kërkesa refuzohet atëherë duhet të bësh kërkesë-padi në Gjykatën Administrative kompetente, për të detyruar Organin publik të ndryshojë mbiemrin.

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet