Pershendetje,
Babai im ka aplikuar dhe paguar ne banke te gjitha tarifat per token te fituar me AMTP sipas ligjit 7501. Kjo ka ndodhur para 7 viteve, por nuk kemi marre akoma tapine. Cfare duhet te bejme? Faleminderit,
You must be logged in to post a comment.
Pershendetje
Duhet te jepni me shume te dhena ne lidhje me problematiken tuaj. Nese keni aplikuar para disa viteve prane ZVRPP-se per t’u pajisur me certifikate pronesie per pronen tuaj, atehere do te duhet te paraqiteni prane zyrave te ADISA-s ose/dhe sporteleve te Drejtorise Rajonale Vendore te ASHK (ne juridiskionin e te ciles ndodhet prona juaj) per te kerkuar informacion mbi statusin e aplikimit tuaj, duke vene ne dispozizion kopje te mandat-pagesave dhe kerkesave tuaja te meparshme. Ne rast se edhe pas riaktivizimit te praktikes (dosjes) tuaj nuk merrni pergjigje brenda afateve kohore (sic percaktohet ne kerkese), atehere mund t’i drejtoheni me nje ankese Drejtorise se Pergjithshme te ASHK-se ne Tirane. Faleminderit,