Jam proces bashkim familjar me burrin. Me duhej nje deshmi penaliteti me mbiemri para dhe pas martese? Si mund ta marr kete dokument? Kur do hapet ministria e jashtme se me duhet ta legalizoje kete dokument? Faleminderit
You must be logged in to post a comment.
Pershendetje!
Ju bejme me dije se administrata publike punon normalisht. Ne lidhje me sherbimin e pajisjes me Certifikate te Gjendjes Gjyqesore (Deshmi Penaliteti) mund te aplikoni edhe permes portalit e-Albania. Ky dokument me vulë elektronike i gjeneruar përmes portalit e-Albania ka të njëjtën vlerë ligjore si dokumenti fizik me vulë të njomë.
Nese jeni rezidente jashtë territorit të Shqipërisë, mund te merrni vërtetimin e gjendjes gjyqësore me postë duke aplikuar online pranë përfaqësive diplomatike dhe konsullore përkatëse, sipas procedures se pershkruar ne linkun: https://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx?service_code=12583
Ndersa paraqitja per legalizim e dokumenteve të lëshuara nga institucionet shtetërore shqiptare, te cilat jane per përdorim jashtë vendit bëhet përmes shërbimeve postare. Per me teper informacion, jeni te lutur te aksesoni linkun: https://punetejashtme.gov.al/wpcontent/uploads/2018/06/legalizimi_i_dokumenteve_shqiptare.pdf
Faleminderit,
Pershendetje,
Administrata publike vijon punen, megjithese ne menyre me te kufizuar. Sherbimi qe ju kerkoni, Deshmia e Penalitetit dhe vulosja e dokumenteve per jashte, jane sherbime qe kryhen nepermjet sherbimit postar. Prandaj ju mund te aplikoni per to, pasi “Posta Shqiptare” nuk e ka nderprere veprimtarine.