Si mund te marr mbrapsht leket qe me kane borxh?

Pershendetje,

Si mund te me kthehen 12 mije dollaret qe nje person m’i ka borxh prej 16 vjetesh, duke me mashtruar, kur as permbarimi nuk mundi te m’i ktheje? A mund te denohet per mashtrim ky person? Faleminderit,


Qytetari: V. D. Data: 25 April , 2020, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Si mund te marr mbrapsht leket qe me kane borxh?”

  1. Pershendetje!

    Ne lidhje me kthimin e shumes nepermjet permbaruesit gjyqesor, ju duhet te verifikkoni veprimet proceduriale qe ka kryer permbaruesi, per te pare nese ato jane kryer te gjitha, pra nese eshte kerkuar per pasuri te mundshme te debitorit tuaj dhe nese jane kryer apo jo sekuestro ne kohe. Ky kontroll behet duke konsultuar dosjen permbarimore.
    Nga ana tjeter, nese ju keni informacion per pasuri te mundshme te debitorit tuaj apo ai eshte i punesuar diku apo edhe nese nje person i trete i ka atij nje borxh, duhet te njoftoni permbaruesin tuaj per te kryer veprimet ligjore perkatese.

    Nese ju keni dijeni qe debitori juaj ka patur ne pronesi pasuri, qofte te luajtshme apo te paluajtshme, por i ka kaluar nepermjet veprimeve fiktive ne emer te te tjereve, me qellim qe ju mos te keni mundesi te ekzekutoni te drejten tuaj, ligji te njeh te drejten e ngritjes se nje padie (padi pauliane) nepermjet se ciles te kerkosh qe pasurite te kthehen ne emer te debitorit tuaj me qellim qe ju te mund t’i ekzekutoni e te merrni mbrapsht leket e tua. Kushtet dhe afatet e kesaj lloj padie duhet t’i konsultosh nga afer me nje avokat, gjithmone nese ke prova qe ka patur pasuri.

    Ne lidhje me kallzimin per mashtrim, duke marre parasysh afatin prej 16 vitesh, organi i akuzes do te vendose mosfillim procedimi per shkak te parashkrimit te vepres penale.

    Pune te mbare,

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet