Si mund te marr certifikaten e pronesise ne kadaster?

Pershendetje,

Ne vitin 2008 kam lidhur kontrate per shitblerje te sendit te ardhshem me shoqerine X. Pasi kam bere gjithe pagesat perkatese ne banke, ne vitin 2015 lidhim kontraten perfundimtare te shitblerjes. Kjo kontrate shitblerje ishte e renduar me kusht. Sipas nenit 3 te kontrates nuk eshte perfunduar procedura e nenshkrimit te aktit noterial “kontrate shkembimi” ndermjet pronarit te truallit (jo pale ne kete kontrate) dhe shoqerise ndertuese qe eshte shitesi. Ne kete akt, une si bleres nuk jam pale perfshirese, por mungesa e ketij akti me cenon mua bleresin dhe pengohem nga ZVRPP per t’u paisur me certifikaten e pronesise. Theksoj qe prona eshte ende ne emer te shitesit ne kadaster dhe une si bleres dhe pse kane kaluar 5 vite nuk lejohem nga ZVRPP per t’u paisur me certifikaten e pronesise. Theksoj qe kam dorezuar cdo dokument dhe kontrate te nenshkruar, por ende asgje ne lidhje me rregjistrimin. Ju lutem me thoni si mund te veproj? A duhet t’i drejtohem gjykates per kete rast? Faleminderit,


Qytetari: M. B. Data: 11 January , 2021, Kategoria: Ceshtje pronesie.

One response to “Si mund te marr certifikaten e pronesise ne kadaster?”

  1. Pershendetje. Referuar dispozitave te Kodit Civil, kontrata e lidhur rregullisht ka forcen e ligjit per palet. Kjo do te thote qe personat qe lidhin nje kontrate jane te detyruar te zbatojne kushtet e kontrates per aq kohe sa ato nuk vijne ne kundershtim me ligjin. Me sa ju parashtroni ne pyetjen tuaj, ju keni lidhur nje kontrate me kusht. Kushti eshte pengues per kalimin e pronesise se apartamentit. Kushti eshte qe sipermarresi dhe pronari i truallit te lidhin midis tyre kontraten perfundimtare te shkembimit. Ne momentin qe e keni nenshkruar kontraten ju keni qe te ndergjegjshem dhe keni pranuar kete kusht kontraktor, i cili nuk vjen ne kundershtim me ligjin, pavaresisht se ju nuk jeni pale ne marredhenien juridike midis sipermarresit dhe pronarit te truallit. Marredheniet juridike me kusht, konsiderohen te gjithe ato marredhenie pasojat juridike te te cilave fillojne nga momenti i realizimit te kushtit, i cili ka si vecori ndryshe nga afati, qe mund te plotesohet ose jo.
    Rruget ligjore qe ju keni mundesi te ndiqni varen nga kontrata dhe klauzolat e tjera te saj. Psh, a ka kontrata nje afat perfundimtar se deri kur do te pritet plotesimi i kushtit; a eshte kushti i kalimit te pronesise i lidhur edhe me pagesen e detyrimit; etj.. Ne cdo rast Kodi Civil mbron te drejtat e te gjitha paleve te perfshira dhe ne kontratat me detyrime te dyanshme, vepron gjithmone parimi i reciprocitetit.
    Megjithate, ne mungese te kontrates, nuk mund t`ju japim nje orientim ligjor me te plote.

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet