Si mund te hiqet denimi nga deshmia penalitetit?

Pershendetje.
Ne daten 6.8.2015 jam arrestuar nga policia per vepren penale te kanosjes dhe me date 1.3.2016 jam denuar me 2 vjet burg, i cili mu konvertua ne detyrim paraqitje. Denimin e kam mbaruar ne date 9.12.2016. Ju lutem a mund te me informoni sesi dhe kur mund te hiqet ky denim? Faleminderit


Qytetari: K. G. Data: 11 December , 2020, Kategoria: Penale.

One response to “Si mund te hiqet denimi nga deshmia penalitetit?”

  1. Pershendetje,

    Ne nenin 69 te Kodit Penal te Republikes se Shqiperise parashikohet, se per veprat penale qe denohen nga 6 muaj deri ne 5 vjet burg, qe eshte edhe paragrafi qe lidhet me rastin Tuaj, periudha e rehabilitimit (qe te konsideroheni si i padenuar) eshte 5 vjet. Gjithashtu, gjate ketyre 5 vjeteve nga perfundimi i vuajtjes se denimit nuk duhet te kryeni veper tjeter penale.

    Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet