Si mund te heq TVSH e biznesit tim?

Si mund te heq TVSH e biznesit, kur jam nje biznes i vogel? TVSH me eshte vendosur si denim, sepse nuk e kisha te rregjistruar biznesin.


Qytetari: A. S. Data: 11 November , 2019, Kategoria: Taksa.

One response to “Si mund te heq TVSH e biznesit tim?”

  1. Të gjithë bizneset (i madh dhe i vogël) janë me TVSH. TVSH-ja nuk të është vendosur si dënim. Masat administrative të dënimit janë gjoba ose në lidhje me aktivitetin (pezullim/bllokim). Në Akt- konstatimin dhe Vendimin e dënimit që nuk je regjistruar, mund të kenë shkruar që të vendoset edhe TVSH-ja, por jo si dënim por si mënyrë funksionale e biznesit. Duhet të jesh shumë i kujdesshëm pasi pas kësaj mase administrative “Për mos regjistrim të biznesit”, tani jeni i ekspozuar për dënim penal “Për mospagim i taksave dhe tatimeve” parashikuar nga neni 181 i Kodit Penal që shpreh se mospagimi i taksave dhe tatimeve brenda afatit të caktuar, me gjithë mundësinë e pagimit të tyre, nga personi ndaj të cilit janë marrë më parë masa administrative për këtë qëllim, dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre vjet.
    Pra, herën e parë kur konstatohet mospagim i taksave dhe tatimeve çështja kalon vetëm me masë administrative, ndërsa herën e dytë përveç masës administrative çështja kalon edhe në ndjekje penale.

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet