Si mund te gjej prokuren e dhene?

Pershendetje,

Kam nevoje per ndihmen tuaj. Ne vitin 2017 i kam dhene prokure te pergjithshme dikujt nga familja, por familjaret ma ben me hile nuk me treguan as emrin e noterit dhe as fotokopje te prokures qe kam dhene. Nuk di cfare te drejtash i kam dhene familjareve te mi? Ku mund ta kerkoj kete prokure te dhene nga ana ime ne vitin 2017?  Nuk di as emrin e noteres, as te drejtat qe kam dhene dhe kujt ja kam dhene? Ka nje forme ligjore qe une mund te kerkoj kete prokure dhe si ? Faleminderit,


Qytetari: s. t. Data: 24 June , 2020, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Si mund te gjej prokuren e dhene?”

  1. Pershendetje!

    Ju mund t’i drejtoheni Kryetarit te Dhomes se Noterise se qytetit ku keni firmosur prokuren ose/dhe Dhomes Kombetare te Noterise, ku t’i parashtroni, nevojen qe keni per te terhequr nje kopje te prokures, duke specifikuar sa me shume te dhena, si psh, kush jane emrat e familjareve qe jane autorizuar nga ju ne ate prokure, emrat e personave te tjere qe kane nenshkruar, karten tuaj te identitetit, afersisht daten e prokures, etj! Te dhenat e kontaktit te Dhomes Kombetare te Noterise mund t’i gjeni ne linkun: http://notariati.al/Kontakt.html
    Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet