Si mund te bej dhurimin e pjeses takuese ne kushte bashkepronesie?

Pershendetje,

Eshte nje prone perkatesisht me dy emra bashkepronaresh me nga 1/2 pjese takuese per secilin. Ne certifikaten e pronesise figurojne 400 m2 truall dhe 341 m2 ndertim. Ndertimi eshte ne dy kate. Kati perdhe eshte me siperfaqe 160 m2 dhe kati pare me 181 m2. Certifikaten e pronesise fizikisht e mban njeri nga bashkepronaret. Pyetja ime tani eshte kjo: Neqoftese njeri nga bashkepronaret kerkon qe pjesen e tij takuese prej 1/2 t’ja dhuroje birit te tij, nderkohe qe certifikaten e pronesise fizikisht e ka bashkepronari tjeter dhe nuk e jep ate, atehere si veprohet?  Per te kryer veprimet noterja kerkon certifikaten e pronesise per te hartuar aktin e dhurimit? A ekziston nje zgjidhje juridike ku deshira e njerit prej bashkepronareve per te dhuruar pjesen takuese 1/2 djalit te tij te mos pengohet nga bashkepronari tjeter? Faleminderit,


Qytetari: d. m. Data: 27 October , 2020, Kategoria: Ceshtje pronesie.

One response to “Si mund te bej dhurimin e pjeses takuese ne kushte bashkepronesie?”

  1. Ada Dimo Ada Dimo says:

    Pershendetje,

    Vleresojme se ju duhet te beni pjesetimin e pasurise dhe nese ekziton vullneti i te dyja paleve per ndajen e saj mund te kryhet ne menyre vullnetare nepermjet kontrates se pjestimit te pasurise.
    Ne te kundertm ju mund t’i drejtoheni gjykates per pjestimin pasurise. Pasi te kryhet kjo procedure dhe pjesa juaj takuese te kaloi ne emrin tuaj (ku do te dispononi certifikaten e pronesise se pasurise mbi pjesen tuaj takuese), ju mund te kryeni aktin e dhurimit.

    Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet