Si mund te arrihet qe debitori te paguaje detyrimin e femijes?

Kam mbi 3 vite qe ankohem dhe nuk po arrije ne zgjidhje definitive: Shteti, te detyroje debitorin me dy dyqane, te zbatoje ligjin. Si mund te arrihet qe debitori te paguaje detyrimin e femijes? Shteti i lutet individit. Si mund ta zgjdhe? Faleminderit !


Qytetari: V. I. Data: 6 June , 2020, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Si mund te arrihet qe debitori te paguaje detyrimin e femijes?”

  1. Pershendetje. Ekzekutimi i detyrueshem i detyrimeve ligjore, sic eshte edhe pensioni ushqimor, eshte kompetence e zyrave te permbarimit, shteteror apo privat. Pas njoftimit per ekzekutimin vullnetar, debitorit i lihet nje afat 5 ditor per te permbushur detyrimin vullnetarisht dhe me pas, zyra e permbarimit me te cilin ju keni lidhur nje kontrate, eshte e detyruar te vijoje me procedurat per ekzekutim te detyrueshem. Kjo do te thote qe debitorit i sekuestrohen pasuri te luajtshme (llogari bankare, makina, aksione ne shoqeri tregtare) dhe pasuri te paluajtshme (objekte, apo truall). Nese debitori nuk ka pasuri te regjistruar ne emrin e tij, atehere ekzekutimi ne praktike behet i pamundur. Ne kete rast, eshte e nevojshme qe zyra e permbarimit te kontrolloje vazhdimisht, pasi referuar Kodit Civil debitori mban pergjegjesi me pasurine e tij te tashme dhe te ardhshme.
    Ju keni te drejte te kerkoni informacion nga ana e zyres se permbarimit. Njekohesisht, ligji ju jep te drejten, qe nese ju nuk jeni te kenaqur me sherbimin e zyres se permbarimit, mund te kerkoni transferimin e dosjes tek nje zyre tjeter permbarimore. Kjo nuk vlen per permbarimin shteteror.
    Ne cdo rast, pervec zyres se permbarimit, asnje institucion tjeter nuk ka kompetence per te kryer veprime per ekzekutim te detyrueshem. Ju mund te beni edhe kallezim ne prokurori, pasi mospermbushja e detyrimit qe rrjedh nga pensioni ushqimor perben edhe veper penale, por ne kete rast edhe nese vertetohet fajesia e personit, ai do te marre denim penal nga gjykata, por nuk do te detyrohet te permbushe detyrimin, pasi sic ju shpjegova kjo eshte detyre vetem e zyres se permbarimit.

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet