Si mund te ankimoje nje vendim te policise rrugore?

Pershendetje,

Kerkoj te bej ankim ne lidhje me marrjen (bllokimin) e lejes se drejtimit dhe asaj te qarkullimit nga patrulla e policise me dt 15.4.2020.  Jam ndaluar nga patrulla ne mengjes ora 9:30 gjate kohes qe kam qene duke shkuar ne pune me automjetin tim  privat, te cilit i kisha autorizimin me fashen orare te javes me pare. Duke qene se java filloj me ndryshimin e fashes se re,  puna na filloj me turne.  I kam paraqitur punonjesit te policise te gjithe dokumentacionin qe zoteroja, pa bere asnje kundershtim te rendit, por nuk me kane lene asnje mundesi qe t’i shpjegohesha.   Kisha me vete dhe e-mailin qe tregon orarin e ri te punes, si dhe autorizimin e mjetit me fashen e vjeter dhe autorizimin personal pa limit.  Ne automjet isha vetem dhe nuk ishte askush tjeter me mua.  Automjeti eshte ne emer te babait, i cili eshte invalid tetraplegjik dhe e ka te domosdoshem pjesen e levizjes me automjet.

Dua qe te behen verifikimet perkatese nga autoritetet qe kam qene duke shkuar ne pune ne ate orar dhe si pasoje te vecohet bllokimi i lejes se drejtimit te automjetit . Lutem me udhezoni sesi duhet te veproje per te ankimuar kete mase? Cila shte procedura qe duhet ndjekur? afatet ligjore?Cilit institucion do te duhet t’i drejtohem me ankese?

Ju falenderoj.


Qytetari: M. R. Data: 16 April , 2020, Kategoria: Uncategorized.

2 responses to “Si mund te ankimoje nje vendim te policise rrugore?”

  1. Spiro Maliqi Spiro Maliqi says:

    Pershendetje

    Ndaj ketij vendimi mund te beni ankimim administrativ brenda afateve te caktuara prane Drejtorise Vendore te Policise se Qarkut ku eshte vendosur Gjoba/Komisariati i Policise i qytetit.
    Prane cdo komisariati ekziston nje Komision i caktuar, i quajtur Komisioni i Shqyrtimit të Ankesave, i cili mblidhet ne data te caktuara, ne varesi te dates kur eshte marre masa, dhe shqyrton ankesat e bera ndaj masave administrative te aplikuara.

    Ne kete ankimim, i cili duhet te hartohet ne forme te shkruar, duhet te specifikoni qarte objektin, bazen ligjore dhe pretendimet tuaja, shpjegoni ne menyre te detajuar rrethanat e faktit, si dhe cdo parregullsi procedurale apo element tjeter provues qe mendoni se vlen per te mbeshtetur ankimin tuaj.

    Nese nuk bini dakord as me vendimin e Komisionit te Shqyrtimit te Ankesave, atehere mund te ndiqni rrugen gjyqesore permes ngritjes se nje padie administrative.

    Faleminderit.

  2. Pershendetje. Vendimi per pezullimin e lejes se drejtimit dhe bllokimin e automjetit merret nga nje komision prane Drejtorise se Policise Rrugore. Ne kete komision ju keni te drejten te jeni te pranishem dhe te paraqisni qendrimin dhe argumentet tuaja. Nese vendimi i komisionit vendos qe t’ju pezulloje lejen e drejtimit dhe bllokimin e mjetit, atehere, vendimin e Komisionit mund ta ankimoni ne Gjykaten Administrative. Per momentin proceset gjyqesore dhe afatet jane pezulluar dhe ju mund ta paraqisni padine tani, apo kur te rihapen, pasi per shkak te pezullimit afatet nuk ecin.

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet