Si mund ta perfitoj dyfishin e pageses se papunesise?

Pershendetje!

Po ju shkruaj per hallen time: Ka punuar ne administraten shteterore, si nepunese civile dhe me date 25.02.2020, i eshte komunikuar vendimi per largim nga puna. Per shkak te zgjatjes se procedurave institucionale e burokratike, pra jo per faj te saj, nuk mundi te perfundonte aplikimin per pagesen e te ardhurave nga papunesia brenda dates 10 mars. Nderkohe qe ligji te jep 60 dite kohe per kete aplikim, shkak ky qe vete nepunesit perkates nuk e nxitojne apo ta marrin vete persiper, konfirmimin e deklarimit qe ben personi i papune per pagese papunesie.

Gjithashtu ende edhe sot ne sistemin elektronik te e-albania, ajo figuron si e punesuar, duke hequr keshtu mundesine e aplikimit online, per rregjistrim si punekerkuese e papune dhe pagese papunesie. Rregjistrimi ne zyrat e punes u krye pas dates 10 mars te cituar ne ligj.

Ne keto kushte,

1- Si duhet te veproje ajo, per ta perfituar pagesen e papunesise, pra pagesen dyfish sipas paketes se ndihmes financiare ?

2- Cila do jete data e fillimit te pageses per papunesi? Kerkesa ne forme elektronike, me dokumentat perkates, u be me 16 mars, ndersa komunikimi verbal, qe ne fillim te marsit. Per arsye plotesimi me te gjitha firmat i formulareve, u permbyll me 8 prill. Gjithesesi, Zyra e Punes, ende nuk e ka pajisur me numrin dhe Kartelen e Papunesise, pasi pretendojne se jane ne situate pandemie dhe nuk pranojne njeri ne zyrat e tyre. Si veprohet ne kete rast?  Flm!


Qytetari: N. P. Data: 21 April , 2020, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Si mund ta perfitoj dyfishin e pageses se papunesise?”

  1. Pershendetje,
    Perfitimi i nje pagese shtese per individet qe perfitojne pagesen e papunesise, behet automatikisht, vetem nje here dhe pa kerkese te vete individit. VKM nr. 254, dt.27.03.2020, percakton se do ta perfitojne ata persona qe tashme paguhen per pagese papunesie ose qe kane aplikuar per ta perfituar para dates 10 mars 2020. Ne nje rast te tille, pagesa do te kalonte ne momentin qe do te perfundonte procedura per miratimin e pageses se papunesise, e cila dhe ne kushte normale vonon disa muaj.
    Persa kohe ju thoni qe mamaja juaj ka aplikuar pas dates 10 mars, atehere nuk ka te drejten e perfitimit te pageses shtese.

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet