Si mund ta marr vertetimin?

I nderuar z/znj avokat,

Kam qene i punesuar ne nje pune. Ndodhi nje problem (nje ngjarje)  dhe ate dite une kam qene ne urgjence.  Jo vetem nuk ndodhesha, por ligjerisht nuk me binte rradha mua te isha ne pune ate dite. Nga ajo dite debatova me pronarin dhe jam larguar nga puna.  Per ngjarjen qe ndodhi me thirren dhe mua, por nuk di cfare akuze me kane bere. Shkova ne prokurori te marre vertetim pune dhe nuk ma dhane. Ju lutem si mund ta marr vertetimin?  Une nuk jam i pushuar as me mase dhe as kam marre ndonjere mase. Nuk kam dijeni dhe asnje lidhje me ngjarjen e ndodhur, por duke qene vetem une me dokumenta pune i rregullt, ai me ka akuzuar mua se nuk erdhe ne pune. Ju lutem, si mund ta marr vertetimin ne menyre te pershpejtuar sepse nuk filloj dot pune?

Une jam me familje dhe njeri i paster, por u befasova me kete ndeshkim. Faleminderit.


Qytetari: E. B. Data: 1 August , 2020, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Si mund ta marr vertetimin?”

  1. 1

    Pershendetje,

    Nese ceshtja vijon te jete e hapur ne prokurori, pra vijojne hetimet ne lidhje me ngjarjen e ndodhur dhe ju jeni person nen hetim, atehere prokuroria nuk mund te leshoje vertetim qe te thote te kunderten, deri ne momentin qe prokuroria te sqaroje rrethanat dhe te vendose per ceshtjen (mosfillimin e procedimit/ pushimin ose kalimin e ceshtjes per gjykim ne Gjykata).
    Gjithsesi, ju bejme me dije se, ne cdo rast, ju keni te drejte te informoheni nga prokuroria mbi statusin e procedimit penal dhe te njiheni me kopje te akteve qe i perkasin ketij procedimi.

    Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet