Si hiqet denimi nga deshmia e penalitetit?

Pershendetje,

Para nje viti me kapen duke ngare makinen dhe kisha pire pak. Per kete u denova me 60 ore pune ne komunitet. Para nje jave aplikova per nje deshmi penaliteti dhe rezultoj i denuar. Si mund ta heq denimin ne deshmine e penalitetit pasi kam edhe vendimin e gjykates qe ceshtja ka mbaruar.

Cfare rruge te ndjek qe te mos rezultoj i denuar? Faleminderit


Qytetari: A. X. Data: 4 May , 2020, Kategoria: Uncategorized.

2 responses to “Si hiqet denimi nga deshmia e penalitetit?”

  1. Ertil Mecaj Ertil Mecaj says:

    Pershendetje,

    Referuar institutit te rehabilitimit nga denimi penal ekzitojne dy modele rehabilitimi:
    1) Rehabilitimi gjyqesor – Rehabilitimi kryet nepermjet nje kerkese drejtuar gjykates;
    2) Rehabilitimi ligjor – Ne kete rast, personi i denuar rehabilitohet automatiskisht me plotesimin e kritereve te percaktuar ne legjislacionin penal, pa qene nevoja ti drejtohet gjykates.

    Modeli i rehabilitimi te parashikuar nga Kodi Penal i Republikes se Shqiperise ne nenin 69 eshte ai ligjor, personi i denuar quhet i rehabilituar pasi plotesohen kushtet e parashikuar ne kete nen.

    Ne rastin Tuaj, afati qe eshte i domosdoshem per rehabilitim eshte 2 vjet nga momenti i perfundimi i denimit (kujdes eshte element shume i rendesishem nga i cili fillon llogaritja e afatit 2 vjecar) dhe mos te keni kryer veper tjeter penale. Nga te dhenat e permendura nga ana Juaj, ne pyetjen drejtuar ne platforme, nuk keni plotesuar periudhen e rehabilitimit 2 vjecar.

    Gjithe te mirat,

  2. 1

    Pershendetje,

    Ne baze pikes a) te nenit 69 te Kodit Penal, ju do te konsideroheni i padenuar dhe rrjedhimisht deshmia juaj e penalitetit do te dale e paster, nese gjate dy vjeteve nga momenti i perfundimit te denimit tuaj ju nuk kryeni veper tjeter penale. Sipas te dhenave qe ju keni percjell, denimi juaj eshte konvertuar ne “sherbim komunitar”, dhe ne menyre qe ju te konsideroheni i padenuar duhet te plotesohen dy kushte, te kene kaluar dy vite nga momenti i perfundimit te denimit tuaj dhe ju te mos kryeni veper tjeter penale.

    Neni 69 pika a) i Kodit Penal parashikon konkretisht se:
    Quhen te padenuar
    a) ata që janë dënuar me burgim për një kohë gjer në gjashtë muaj ose me çdo dënim tjetër më të lehtë dhe që gjatë dy vjetëve nga dita e vuajtjes së dënimit nuk kanë kryer vepër tjetër penale;

    Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet