Si funksionojne zyrat e shtetit?

Une i kam dhene prokure familjarve te mi ne vitin 2017 dhe 2018. Nuk u pajisa asnjehere me fotokopje te ketyre prokurave. Shkova dhe takova kryetarin e dhomes se noterise dhe me tha qe me ndryshimet e reja per noterin nuk te ndihmojme dot te gjeni prokuren, por shkoni e drejtohuni Ministrise se Drejtesise. Si mund t’i gjej keto prokura qe i kam dhene une familjarve ne rruge shteterore ose ligjore? Ju faleminderit


Qytetari: a. t. Data: 20 July , 2020, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Si funksionojne zyrat e shtetit?”

  1. Pershendetje. Ju duhet te dini emrin e noterit prane te cilit jane leshuar prokurat. Ne kete rast, ju keni te drejte qe t’i beni kerkese noterit per kopje te prokurave dhe ai eshte i detyruar t’ua vere ne dispozicion.
    Nese ju nuk e dini emrin e noterit, eshte e veshtire qe te gjendet kopje e prokurave. Te dhenat e prokures, ose nje kopje te saj, ju mund ta gjeni edhe prane autoriteteve publike ne te cilat ajo eshte perdorur nga familjaret tuaj.
    Ju keni te drejte qe ne cdo kohe te revokoni prokurat qe i keni dhene familjareve tuaj.

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet