Si funksionon nje kallezim

Pershendetje i nderuar avokat,

Kam bere nje denoncim ne rajon per nje qytetar per mashtrime dhe kercenime, por pasi u takuam mendova se do mbylleshin dhe pendohej per veprimin. Duke qene njeri me emer e shoqeri te madhe me tha se atje ku ke shkuar per denoncim jane shoket e mi dhe se une te bej ate qe nuk ta pret mendja. Madje me beri edhe shume kercenime te tjera te turpshme. Ne jemi njerez te paster, familje e paster punetore dhe shohim punen tone, por Zoti me lidhi me kete mizor. Dua te di neqoftese ai kthen, a mund ta kthej kallzimin sa e ka kohen per t’u kthyer? Dhe ne qoft se tensioni do shtohet, a mund te behet perseri apo te shtohen prova? dhe ku ne nje institucion tjeter me te lart apo atje ne rajon serish? Faleminderit.


Qytetari: D. D. Data: 25 June , 2020, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Si funksionon nje kallezim”

  1. Pershendetje!

    Ne rast se ju ndjeheni i kercenuar, atehere ju mund te beni kallzim penal prane prokurorise se rrethit ose organeve te policise. Kallëzimi i paraqitet prokurorit ose një oficeri të policisë gjyqësore me gojë ose me shkrim, personalisht ose nëpërmjet përfaqësuesit.
    Kallëzimi duhet te permbaje elementet thelbësore të faktit, burimet e provës, gjeneralitetet, banimin dhe çdo gjë tjetër që vlen për identifikimin e personit të cilit i atribuohet fakti, të personit të dëmtuar dhe të atyre që janë në gjendje të sqarojnë rrethanat e faktit.
    Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet