Pershendetje, pyetja ime lidhet marrjen e shtetesise. Jam e martuar prej me sh se 3 vjetesh me shtetas Shqiptar. Vitin e pare te marteses (2021-2022) kam jetuar ne Shqiperi dhe kam leje-qendrimin perkates. Pas asaj kohe nuk kam jetuar me ne Shqiperi, pra aktualisht nuk kam leje-qendrim Shqiptar sepse nuk jetoj ne Shqiperi. Ligji per Shtetesine parashikon qe shtetesia fitohet me bashkim familjar nese personi eshte martuar prej me shume se tre vjetesh dhe ka jetuar te pakten nje vit ne Shqiperi (pa e specifikuar vitin). Une i plotesoj keto kushte, dhe kushtet e tjera, por aktualisht nuk jetoj ne Shqiperi dhe s’kam leje-qendrim te vlefshem. Pyetja eshte: a e ndalon ligji fitimin e shtetesise nese aplikuesi i ploteson kushtet e Nenit 8 par. 3 te Ligjit per Shtesise por nuk jeton ne Shqiperi ne momentin e aplikimit?
One Response
Përshëndetje,
Do duhet që i huaji i martuar me shtetas shqiptar të ketë leje qëndrimi në Shqipëri. Ky interpretim është rezultat i porcedurës së aplikimit që i huaji do duhet të realizoj.
Në këtë link gjeni dokumentacionin e kërkuar për fitimin e shtetësisë me natyralizëm nga të huajt e martuar me shtetas shqiptar https://e-albania.al/eAlbaniaServices/DPPSH/9627/9627_dokumentacioni.pdf ku rezulton se dokumentacioni i kërkuar, vec të tjerave është edhe:
3. Kopje e lejes së qëndrimit, (fotokopje e noterizuar).
4. Akti i pronësisë së banesës ose kontrata e zënies me qera të banesës (fotokopje e noterizuar).
Po ashtu dhe në momentin që bëhet aplikimi në e-albania, do duhet të bashkëngjisni këto akte (https://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx?service_code=9627) .
Faleminderit.