shtetesia e femijes

Pershendetje!
Kam marre shtetesine shqiptare, prej pak kohesh.Me natyralizim, dmth jam shtetas i huaj qe ka aplikuar per leje qendrimi per 7 vjet rresht.
Interesohem te di:
Femijet e mi, edhe pse nuk kane jetuar pothuajse fare ne Shqiperi pervecse per vizita, por jane ne msohe te mitur , a mundet ta marrin shtetesine shqiptare prej meje? Gruaja edhe ajo si femijet ke jetuar jashte shtetit per motive pune, vetem une kam marre leje qendrimi te rregullt ketej per 7 vjet para se te aplikoja per shtetesine. A mundet femija im i mitur qe ka jetuar jashte dhe jo me mua, e pa leje qendrimi te marre shtetsine direkte me aplikim prej meje si shqiptar me natyralizim?
Faleminderit,

Qytetari: M.M.
Data: 9 Shkurt 2022, Kategoria: Shtetësi

Përgjigje nga Avokatët tanë për pyetjen.

Juristi Online

One Response

  1. Pershendetje,
    Çeshtja e parashtruar prej jush eshte zgjidhur ne menyre te qarte nga ligji nr.113/2020 “Per shtetesini”, konkretisht ne nenin 8, pika 6 e tij, sipas te cilit: “Ne rast se njeri prej prinderve fiton shtetesine shqiptare me natyralizim, femija i tij, nen moshen 18 (tetembedhjete) vjeç, fiton shtetesine shqiptare nese kerkohet nga te dy prinderit ose nga njeri prej prinderve dhe femija ka vendbanimin ne Republiken e Shqiperise e, ne kete rast, prindi tjeter duhet te jape pelqimin. Perjashtohen rastet kur vertetohet pamundesia objektive e prindit tjeter per te dhene pelqimin.”

    Pra, ligji shprehimisht ka percaktuar se shtetesia shqiptare e femijes nen moshen 18 vjec, ne rastin kur me natyralizim njeri nga prinderit ka fituar shtetesine shqiptare, behet vetem nese femija ka vendbanimin e zakonshem ne Republiken e Shqiperise.

    Ne kushtet kur femijet tuaj nuk ka vendbanimin e zakonshem ne Shqiperi, ata nuk mund te fitojne shtetesine shqiptare.

    Faleminderit!

Lini një Përgjigje