Pershendetje,
Jam i martuar prej 3 vitesh dhe duam qe bashkeshortia te marr shtetesine shqiptare. Ajo eshte kosovare. Problemi eshte qe ne nuk banojme ne Shqiperi dhe e kemi te pamundur qe ajo te jete personalisht. Jam i interesuar te di nese mund te behet kerkesa ndermjet nje avokati apo permes ambasades shqiptare? Ju faleminderit,
One Response
Pershendetje
Udhëzim Nr. 65, datë 4.2.2021 ‘Për përcaktimin e dokumentacionit të nevojshëm për fitimin, heqjen dorë dhe rifitimin e shtetësisë shqiptare, formën dhe mënyrën e plotësimit të kërkesës, të procedurës për kryerjen e verifikimeve pranë institucioneve përgjegjëse, si dhe të procedurës dhe të dokumentacionit për shtyrjen e afatit për kryerjen e betimit’ percakton se Aplikimi për fitimin e shtetësisë shqiptare nga shtetas të huaj, bëhet nga vetë kërkuesi (për rastet e fitimit të shtetësisë shqiptare nuk aplikohet nga përfaqësuesi i tij me prokurë të posaçme).
Faleminderit