Shpjegime per dokumentacionin e kerkuar

Pershendetje,

Jam nje shtetas i Kosoves dhe jam i martuar me nje shtetase shqiptare prej 6 vitesh. Kam deshire te kem shtetesi shqiptare. Jam interesuar ne Shqiperi dhe me kane dhene nje leter ku listohen nje sere dokumentash qe duhet t’i siguroj. Nuk i kuptoj se cfare jane disa nga keto dokumente dhe se neper cilat institucione duhet te drejtohem per t’i marre ato. Ju lutem a mund te me ndihmoni, duke me shpjeguar se cfare perfaqesojne keto dokumente dhe se ne cilat institucione duhet te drejtohem?

Dokumentacioni i kerkuar eshte:

1) Fotokopje e dokumentit te vlefshem te udhetimit; 2) dokument per akomodimin ne Shqiperi;  3) vertetim te gjendjes gjyqesore me vule apostile; 4) vertetim e sigurimit shendetesor ne Shqiperi; 5) certifikaten e marteses; 6) fotokopje e dokumentit te identifikimit te ftuesit; 7) mandat pagese lejqendrimi (per me gjate shikoni dokumentin bashkelidhur pyetjes)

Faleminderit,


Qytetari: N. I. Data: 22 January , 2021, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Shpjegime per dokumentacionin e kerkuar”

  1. Pershendetje,

    Referuar dokumentacionit qe keni bashkelidhur, ju sqarojme:
    1) Fotokopje e dokumentit te vlefshem te udhetimit – do te thote fotokopje e pasaportes;
    2) dokument per akomodimin ne Shqiperi; – Kontratën e blerjes ose të marrjes me qira të banesës në përputhje me standardet e banimit në Shqipëri ose çdo dokument tjetër që provon strehimin e garantuar në Republikën e Shqipërisë.
    3) vertetim te gjendjes gjyqesore me vule apostile; – ky dokument verteton qe jeni i padenuar dhe duhet ta merrni ne vendin e origjines ne Kosove ku keni patur qendrimin legal.
    4) vertetim e sigurimit shendetesor ne Shqiperi;
    5) certifikaten e marteses; – dokument qe lshohet nga zyrat e gjendjes civile, ku tregohet lidhja me ftuesin tuaj (bashkeshortja);
    6) fotokopje e dokumentit te identifikimit te ftuesit;
    7) mandat pagese leje qendrimi – prane Zyres Vendore te Emigracionit, ku keni vendosur vendbanimin.

    Faleminderit,

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet