Shperblimi

Pershendetje,

Desha te pyes per shperblimin e femijes tim ka lindur ne vitin 2015 ne janar dhe nuk po merret vesh cfare po behet? Dhe do doja nje pergjigje kur do mereen sepse kane kaluar 5 vjet dhe nuk jane marre dhe mbi te gjitha punonjesia e bashkise me ka thene atehere qe i takojne 5000 leke. Faleminderit


Qytetari: E. P. Data: 19 February , 2020, Kategoria: Uncategorized.

3 responses to “Shperblimi”

  1. Sipas Udhëzimit te Ministrit të Brendshëm nr. 116, datë 12.4.2010 “Për procedurat e përftimit të shpërblimit nga regjistrimi i fëmijëve sipas ligjit nr.10 129, dt. 11.5.2009 “Për gjendjen civile”, ky shpërblim përfitohet kur regjistrimi i lindjeve kryhet brenda afatit ligjor të 60 ditëve, për lindjen brenda vendit dhe brenda 90 ditëve, për lindjen jashtë vendit dhe nëna përfiton shpërblim në masën 5 000 (pesë mijë) lekë.

    Kërkesës për përfitim shpërblimi për lindjet, duhet t’i bashkëlidhet karta e identitetit e juaja dhe certifkata e lindjes së fëmijës. Kjo certificatë duhet të mbajë shënimin e vendosur nga nënpunësi i gjendjes civile “Për efekt shpërblimi nga rregjistrimi i lindjes brenda afatit ligjor”.

    Per t’u interesuar mbi statusin e kërkesës suaj, drejtohuni pranë Bashkise/njësisë administrative. Krahas kërkesës/ankesës pranë Bashkisë Tuaj/Njësisë Administrative, ju sugjerojmë që ta adresoni cështjen e mosmarrjes së shpërblimit, përmes një ankese, edhe pranë Institucionit të Avokatit të Popullit.

    Faleminderit,

  2. Pershendetje,

    Nga sa parashtrohet ne pyetjen tuaj rezulton se regjistrimi i lindjes eshte kryer ne vitin 2015 dhe qe nga ajo kohe akoma nuk eshte marre shperblimi, i njohur ne piken 4, te nenit 41 te Ligjit nr. 10129, date 11.05.2209 “Per gjendjen civile”, i ndryshuar.
    Ju sugjerojme te dergoni nje kerkese me shkrim, prane Bashkise Tuaj, duke adresuar problematiken e mosmarrjes se shperblimit nga ana juaj qe nga viti 2015 dhe njekohesisht duke kerkuar informacion se kur do mund te merret ky shperblim. Faleminderit

  3. Ligji i zbatueshem eshte ai i viti 2015 qe ka qene ne fuqi ne momentin e lindjes se femijes tuaj, ndaj duhet ti beni fillimisht nje kerkese zyrtare me shkrim per informacion Bashkise qe te perfitoni 5000 leke sic parashikohej ne 2015

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet