Shperblimi i lejes

Pershendetje,

Pas rikthimit ne vendin te punes ne zbatim te nje vendimi gjyqesor, a duhet punedhenesi t’i paguaje pagen punojesit nga momenti i nderprerjes te marredhenies se punes deri ne rikthimin e tij? Pyetja eshte: kjo pagese do behet mbi pagen bruto dhe do mbahet tatim ne burim 15 %?
Gjithashtu kur nje person largohet nga puna dhe marredheniet financiare u nderprene, a do jepet leja e zakonshme ne forme shperblimi?  Po shperblimi i lejes se zakonshme do tatohet ne masen 15%?
Faleminderit


Qytetari: E. N. Data: 22 December , 2020, Kategoria: Marredhenie pune.

One response to “Shperblimi i lejes”

  1. Pershendetje

    Pyetjet qe ju keni shtruar jane ne fakt te lidhura me vendimin gjyqesor dhe menyren se si gjykata eshte shprehur ne kete vendim.
    A duhet punedhenesi t’i paguaje pagen punojesit nga momenti i nderprerjes te marredhenies se punes deri ne rikthimin e tij?
    Nese gjykata eshte shprehur ne kete forme ne dispozitiv, po.

    Kjo pagese do behet mbi pagen bruto dhe do mbahet tatim ne burim 15 %?
    Edhe fakti nese pagesa do te behet mbi bazen e pages bruto apo neto, duhet te jete e percaktuar ne vendim. Jo, nuk duhet te paguani tatim mbi te ardhurat personale prej 15% mbi shperblimin e akorduar nga gjykata. Kjo e ardhur eshte e perjashtuar.

    Nese leja ju eshte dhene nga punedhenesi juaj ne momentin e zgjidhjes se marredhenieve te punes, atehere ai i nenshtrohet rregullave te pagimit te kontributeve perkatese te sigurimeve shoqerore dhe shendetesore, apo te tatimit mbi te ardhurat personale, ne varesi nese eshte konsideruar leje, apo shperblim per leje. Pra nese kontrata eshte shtyre duke llogaritur edhe ditet e lejes, atehere do te derdhen kontributet perkatese, nese kontrata eshte nderprere dhe ju jeni paguar si shperblim per ditet e lejes, do te paguhet TAP.

    Kini parasysh qe vendimi i gjykates qe te jete i ekzekutueshem duhet te kete marre forme te prere, ose mund te jete vendim i gjykates se shkalles se pare i dhene me ekzekutim te perkohshem.

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet