Shperblim nga sigurimet shoqeore per lindje femije

Pershendetje,
Kam nevoje per interpretimin e percaktimit ligjor qe thote se “shpërblimi për çdo fëmijë të lindur do të jetë një shumë e barabartë me 50 përqind të pagës minimale mujore”.
Behet fjale per pagen minimale mujore te personit ne fjale apo pagen minimale te pages ne shkalle vendi? Dhe nese eshte kjo e fundit bruto apo neto? Faleminderit


Qytetari: E. U. Data: 11 February , 2021, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Shperblim nga sigurimet shoqeore per lindje femije”

  1. Pershendetje

    Shpërblimi për çdo fëmijë të lindur do të jetë një shumë e barabartë me 50 % të pagës minimale mujore, të miratuar me VKM, në momentin e lindjes të së drejtës. Ketu behet fjale per pagen baze minimale mujore ne shkalle vendi per te gjithe punonjesit.
    Duke filluar nga periudha Janar 2021, paga bazë minimale mujore, në shkallë vendi për punonjësit, e detyrueshme për t’u zbatuar nga çdo person juridik apo fizik, vendas apo i huaj, është 30,000 lekë. (VKM nr.1025, datë 16.12.2020)

    Per me shume informacion mbi kushtet e perfitimit dhe dokumentacionin e nevojshem, mund t’i referoheni rubrikes informative ne faqen zyrtare te Institutit te Sigurimeve Shoqerore, ne linkun ne vijim https://www.issh.gov.al/?page_id=67 Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet