Shperblim demi si pasoje e mungeses se sherbimit shendetesor nga QSUT

Pershendetje,

Jam diagnoztifikuar me hepatit B ne dhjetor 2018. Jam rekomanduar per ne QSUT dhe atje mjekja me ka rekomanduar te bej analizen HBV/DNA. Nga data 10 janar 2019 kam qene ne pritje per shkak se mungonte nje reagent per kete analize dhe ne dhjetor 2019 kam dhene mostren e gjakut dhe vetem ne janar 2020 ka dale pergjigjja. Nderkohe qe gjate kesaj periudhe nuk kam marre asnje mjekim deri ne daljen e pergjigjes se analizave. Pas pergjigjes mu dha mjekim urgjentisht. Nderkohe ne pritje te berjes se  analizave kam kaluar gjendje te veshtire mendore dhe per kete kam marre mjekim nga psikiatri.
Dua te theksoj se jam i punesuar dhe paguaj rregullisht sigurime shendetesore.
Dua te pyes: a me lind e drejta per demshperblim nga sherbimi shendetesor? Nese po, cfare rruge duhet te ndjek dhe cfare probabiliteti kam qe te fitoje ceshtjen?

Faleminderit!


Qytetari: A. G. Data: 1 June , 2020, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Shperblim demi si pasoje e mungeses se sherbimit shendetesor nga QSUT”

  1. Pershendetje. Sipas ligjit per kujdesin shendetesor, institucionet mjekesore ne Republiken e Shqiperise kane detyrimin te garantojne te drejten per kujdes shendetesor si nje e drejte themelore. Ne rast se vertetohet se ju nuk keni marre sherbimin e duhur shendetesor, per shkak te mungeses se furnizimit te duhur me reagente, apo materiale te tjera mjekesore, dhe nga kjo ju kane ardhur deme shendetesore, atehere ju keni te drejten e shperblimit per demin e shkaktuar. I vetmi institucion qe mund t’ua njohe kete te drejte eshte Gjykata. Qe te mund t’i drejtoheni ju duhen patjeter prova per te vertetuar sa ju pretendoni. Ketu perfshihet kopje e karteles mjekesore, epikriza, si dhe nje raport mjekoligjor i cili verteton se problemet shendetesore ju i keni pasur si rezultat i mjekimit jo te duhur, ose mungeses se mjekimit.

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet