Shpenzimet gjyqesore

Pershendetje,

Kam rreth 4 muaj i divorcuar me nje femije ne mes dhe te gjitha shpenzimet gjyqesore i kam paguar une. Ne fund gjykata, nder te tjera, vendosi edhe perpjestimin e shpenzimeve gjyqesore. Ish gruaja nuk me ka dhene asnje qindarke nga keto shpenzime, e nga ana tjeter me kerkon t’i paguaj pensionin ushqimor per femijen (pensionin ushqimor te muajit gusht, muaj ne te cilin djali ka qene te mua nga data 1 deri ne 31 te muajit gusht) Si te veproj? Si t’ja marr shpenzimet gjyqesore? Ose si ta bej qe ajo te kuptoje qe po ja fal keto shpenzime vetem qe te mos i paguaj muajin gusht, ne te cilin per me teper femijen e kam pasur une e jam kujdesur une per te gjitha shpenzimet? Faleminderit!


Qytetari: A. C. Data: 2 September , 2020, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Shpenzimet gjyqesore”

  1. 1

    Pershendetje. Nese nuk arrini ta zgjidhni ceshtjen me mirekuptim, atehere duhet te paraqiteni prane Gjykates qe ka dhene vendimin per zgjidhjen e marteses dhe te kerkoni te terhiqni Urdherin e Ekzekutimit. Kete Urdher mund ta paraqisni prane nje zyre permbarimi dhe te kerkoni ekzekutimin e detyrueshem te shumes perkatese te shpenzimeve, nga ish bashkeshortja. Zgjidhja me e mire dhe me pak e kushtueshme, pasi do t’i shtoni detyrimit edhe shperblimin e permbarimit, do te ishte qe detyrimi i shpenzimeve t’ju kompensohej dhe t’ju zbritej nga pagesa per pension ushqimor, sipas vleres perkatese.

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet