Përshëndetje!
Kam pas fituar një gjyq në shkallë të parë të nisur nga une, çështje familjare që u ankimua në apel.
Tani pas shume pritje doli data në apel. Unë kam caktuar avokat ndërkohë për në apel. Dy avokate. Doja të dija , mundem faturat e avokateve ti paraqes ditën e gjyqit në Apel që gjykata të mi njohë si shpenzime? Edhe pse nuk i kam paraqitur me perpara? A lejohet kjo gje? Faleminderit!
One Response
Përshëndetje,
Po, mund t’i paraqisni. Në gjykimin në apel nuk mund të paraqiten kërkime të reja, të shtohen apo të ndryshohen elementët e padisë, me përjashtim të kërkimit për shpenzimet e gjykimit në apel.
Faleminderit
JuristiOnline