Shpenzimet e kalimit te prones nga kontrate porosie ne kontrate shitjeje

Pershendetje! Sa shkon kostoja totale e daljes se hipotekes se nje ap. me vlere 65 mije euro duke pasur parasysh qe kontrata fillestare eshte bere: kontrate porosie? Cilat jane detyrimet e firmes dhe cilat jane te miat? Faleminderit!


Qytetari: A. D. Data: 6 December , 2020, Kategoria: Detyrime, Taksa.

One response to “Shpenzimet e kalimit te prones nga kontrate porosie ne kontrate shitjeje”

  1. Pershendetje
    Vlera e kontrates se shitjes eshte 0.3% e vleres se shitjes se pasurise se paluajtshme, kur kjo eshte ndermjet 6.000.001 leke – 15.000.000 leke. Pagimi i kesaj vlere eshte detyrim i bleresit.
    Shoqeria ndertuese ka detyrim te paguaje regjistrimin e pasurise ne regjistrat kadastrale ne emer te saj, ne menyre qe ne vijim te kete mundesi te lidhe me ju kontraten e shitjes. Taksa e kalimit te se drejtes se pronesise paguhet nga shoqeria e ndertimit, pervecse ne rastet kur palet kane dakordesuar ndryshe.
    Nderkohe regjistrimi i kontrates se shitjes dhe pajisja me certifikate pronesie e kopje kartele ne emrin tuaj prane ASHK-se kushtojne (3.500 + 1.500 + 1.000) leke. Keto jane tarifa sherbimi qe paguhen nga bleresi. Faleminderit,

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet