Shpallja e pavlefshmerise se veprimit juridik

Pershendetje!

Ne rastin kur perpilohet nje deklerate noteriale, ku nje nga trashegimtaret ligjor heq dore nga pjesa takuese e trashegimise dhe cdo te drejte ia kalon trashegimtarit tjeter ligjor, perfshire ndjekjen e procesit te legalizimit, nxjerrjen e cerftifikates pronesise ne emer te vet etj, sqaroj se ky objekti eshte ende ne proces legalizimi pra nuk ka cerfitifikat pronesie. Aplikimi per legalizim eshte bere nga kryefamiljari i ndjere. Pyetjet qe shtroj jane:
1. ka vlere juridike deklarata noteriale e heqjes dore te pjeses takuese nga nje prone ne proces legalizimi pra jo ne pronesi?
2. trashigimtarit qe i kalojn te drejtat e kesaj prone, sillet si pronar legjitim qe ne momentin e neshkrimit te deklarates noteriale apo pasi te fitoj titullin e pronesise? pasi nuk eshte rregulluar ne deklarate noteriale si do veprohet gjate periudhes se pritjes per legalizim, psh ne rastet kur objekti jepet me qera… cfare te drejte ka personi qe ka heq dore nga pjesa takuese?
3. Ne momentin e neshkrimit te deklarates noteriale per heqjen dore nga pjesa takuese, pala perfituese ka siguruar dhe marre persiper persiper legalizimn brenda 2 muajsh te godines dhe se pas kesaj do shperblente me x vlere monetare palen tjeter. Kusht ky qe e ka cuar ne heqjen dore, pra kryerjen e veprimit juridik. Aktualisht legalizimi nuk eshte kryer dhe ngrihet pyetja a ka perdor mashtrimin, pra ka vesuar vullnetin e pales tjeter, mund te kerkohet ne gjykate shpallja e pavlefshme e deklarates noteriale?

Ne pritje te pergjigjes. Faleminderit,


Qytetari: E. H. Data: 26 June , 2020, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Shpallja e pavlefshmerise se veprimit juridik”

  1. Pershendetje.
    Deklarata noteriale ka për synim të formalizojë shprehjen e vullnetit të deklaruesit dhe sigurisht që mund të hiqet dorë edhe nga të drejta të cilat ende nuk janë të njohura ligjërisht, siç është rasti i pronave për të cilat është aplikuar për legalizim.
    Nëse personi ka hequr dorë nga e drejta e pronës mbi pasurinë e ndërtuar pa leje në momentin e nënshkrimit të deklaratës, pra jo në një moment të mëvonshëm, atëherë sigurisht që të drejtat që rrjedhin nga pasuria, frytet civile apo natyrore të saj, i përkasin personit në favor të të cilit është hequr dorë nga deklaruesi. Pra edhe qiraja e sendit i takon personit në favor të të cilit është hequr dorë. Deklarata ligjërisht duhet të dorëzohet edhe pranë Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, duke bërë që leja e legalizimit tashmë të miratohet në emër të përfituesit.
    Për t’ju kthyer një përgjigje të saktë, do të duhet të dinim nëse kushti në fjalë është parashikuar në deklaratën noteriale. Nëse po, atëherë personi që ka hequr dorë nga e drejta e pronës mbi pasurinë në proces legalizimi ka të drejtë të kërkojë zgjidhjen e kontratës, pasi deklarata në këtë rast është një kontratë pavarësisht emërtimit të saj. Nëse ky kusht nuk është përcaktuar në deklaratë, atëherë ai mund të kërkojë që deklarata të shfuqizohet në gjykatë, vetëm nëse arrini të provojë premtimin e kryer nga personi përfitues.

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet