Shkresat zyrtare

A mund te anashkaloje gjykata nje shkrese zyrtare pa e provuar falsitetin e saj sipas kodit te Pr.C?


Qytetari: F. M. Data: 21 November , 2019, Kategoria: procedura gjyqesore.

2 responses to “Shkresat zyrtare”

  1. Jo cdo shkrese zyrtare perben prove te ligjshme ne gjykim, dhe PROVAT duhet te merren sipas formes se parashikuar ne ligJ, qofte ne gjykim penal, qofte ne gjykim civil. Nese shkresa eshte marre ne kundershtim me formen dhe proceduren ligjore, “shkresa zyrtare” eshte e pavlefshme (ose e paperdorshme ne penale) per tu vleresuar si prove e ligjshme ne gjykim.

  2. 1

    Gjykata i vlerëson provat në tërësinë e tyre, duke bërë një hetim të plotë dhe të gjithanshëm,(neni 11-14 i Kodit të Procedurës Civile). Në rast se aktin (shkresën zyrtare) nuk e ka bërë pjesë të hetimit dhe të arsyetimit të vendimit atëherë mund të kërkosh në Gjykatën e Apelit “Ndryshimin e vendimit” dhe “Çeljen e hetimit gjyqësor” pasi gjykata nuk ka analizuar dhe nuk ka marrë në konsideratë një provë të rëndësishme për procesin e cila do të kishte ndikim të drejtpërdrejtë në vendimin përfundimtar, (germa “b” e nenit 466 të Kodit të Procedurës Civile).

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet