Shkeputje e marredhenies se punes

Pershendetje,

Me ka lindur nje mosmarreveshje me punedhenesin pasi ai me ka shkeputur marredhenien e punes me pretendimin “zgjidhje e menjehershme e pajustifikuar e kontrates nga punemarresi”. Ai pretendon se une kam braktisur vendin e punes pa shkak te arsyeshem dhe nuk kam njoftuar brenda afatit ligjor prej 7 ditesh.
Une kam thyer doren dhe kjo eshte arsyeja pse nuk jam paraqitur, dhe per kete e kam njoftuar me shkrim qe diten e pare. Per aksidentin qe me ka ndodhur jam pajisur edhe me raport 14 ditor te cilin e kam dorezuar diten 13-te. Ju lutem me ndihmoni si duhet te veproj?

Faleminderit,


Qytetari: A. S. Data: 28 November , 2021, Kategoria: Marredhenie pune.

One response to “Shkeputje e marredhenies se punes”

  1. 1

    Pershendetje,
    Ne rastet kur marredhenia e punes nderpritet gjate periudhes kur punemarresi përfiton pagesë paaftësie të përkohshme në punë nga punëdhënësi ose sigurimet shoqërore, konsiderohet si zgjidhje e kontrates s epunes, ne kohe te papershtatshme (Neni 147 Kodi i PUnes) dhe trajohet si zgjidhje e menjehershme, e pajustifikuar.
    Ju mund te ngrini padi kundër punëdhënësit në gjykatë, brenda 180 ditëve nga zgjidhja e kontrates, duke kerkuar demshperblimet sipas rastit.
    Faleminderit!

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet